Fushatë elektorale në Gjermani - dhe zakonisht kjo nuk është koha për diferencime politike. Kjo vlen për të gjitha kampet e në këtë kuadër edhe për kancelarin. Gerhard Schröderi ka zbuluar një vatër krize, e cila do t'i shërbejë atij për municion në fushatën elektorale: Iranin, dhe të gjitha zgjatimet e mundshme të konfliktit rreth programit atomik iranian. Kemi të bëjmë vetëm me një truk në fushatën elektorale apo më vënie piketash në politikën e jashtme?