1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtajnmajer (Steinmeier) paralajmëroi për rrezikun e ftohjes graduale politike midis SHBA dhe Gjermanisë.

31 Gusht 2007
Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer (Steinmeier) paralajmëroi për rrezikun e ftohjes graduale politike midis SHBA dhe Gjermanisë. Në një fjalim që mbajti në San Francisco, ai tha se njerëzit në Evropë janë tani gjithnjë e më shumë skeptikë dhe indiferentë ndaj SHBA. Por meqenëse të dyja palët në epokën e globalizimit varen nga njeri-tjetri, duhen marrë hapa kundër këtij zhvillimi. Gjermania për shembull mund ta përforconte pinën e saj kulturore dhe shkencore në SHBA; edhe në mbrojtjen e klimës mund të bashkëpunohet më ngushtë. Shtajnmajeri u takua dje me guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Shvarceneger dhe mori prej premtimin për të marrë pjesë në konferencën e BE për klimën në fund të tetorit në Lisbonë.