Shtendosjet në Iran dhe tendosjet në Korenë e Veriut & Zgjedhjet në Indi
17 Prill 2009Në Indi filluan këtë javë zgjedhjet parlamentare, të cilat do të zhvillohen në pesë faza dhe do të përfundojnë deri me 13 maj. Dita e parë e zgjedhjeve të enjten u zhvillua nën hijen e incidentevë të rënda të armatosura, që si pasojë patën vrasjen e shumë njerëzve. Ndër kandidatët kryesor për të fituar është partia e Sonia Ghandit dhe kryeministrit të tanishëm Manmohan Singh, i cili pesë vitet e kaluara ishte në pushtet.
Presidenti i Irani Mahmud Ahmadinexhad mbajti këto ditë një fjalim televiziv ku paralajmëroi mundësinë e një fillimi të ri në raportet me SHBA. Mirëpo ai theksoi se asnjë fuqi në botë nuk do të mund ta detyrojë Iranin të heqë dorë nga përdorimi për nevoja civile të programit bërthamor. Mundësia e një fillimi të ri, u mirëprit edhe në Shtëpinë e Bardhë.
Për dallim prej Iranit, konflikti me Korenë e Veriut duket se po shkallëzon. Penjani ka vendosur që t'i dëbojë nga vendi inspektorët ndërkombëtarë, për shkak se KS i OKB e ka dënuar në një rezolutë testin e fundit me raketa në këtë vend.
Autor: Ullrich Pick/ Hao Gui dhe Miao Tian/ Priya Esselborn
Redaktoi: Bahri Cani