1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk duhet ta duartrokasim këtë qeveri

30 Prill 2012

Nisur prej ankesave të ish-kryeministres ukrainase Julia Timoshenko rreth kushteve të burgimit, politikanët gjermanë kërkojnë bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend.

A picture of Ukraine's jailed former Prime Minister Yulia Tymoshenko is seen on a table during an interview with her husband Oleksander for Reuters TV in Prague April 27, 2012. REUTERS/Petr Josek (CZECH REPUBLIC - Tags: POLITICS) /Linnenbrink
Fotografi: Reuters

Pas vendimit para disa ditësh të presidenti gjerman Gauck, që ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Ukrainë, për shkak të keqtrajtimit të ish-kryeministres Julia Timoshenko, prej politikanëve gjermanë po shtohen kërkesat për bojkotimin e Kampionatit Evropian të Futbollit në këtë vend.

Kreu i SPD Sigmar Gabriel tha: "Unë besoj se nëse regjimi në Ukrainë nuk e ndryshon qëndrimi i tij dhe nëse aty nuk respektohen të drejtat e njeriut, atëherë ne si politikanë nuk duhet të shërbejmë si duartrokitës për këtë qeveri."

Drejtuesja e Partisë së Gjelbër Claudia Roth, tha: "Unë jam shumë e kënaqur që zoti Gabriel iu bashkua thirrjes sonë për bojkotimin e Kampionatit Evropian nga ana e politikanëve dhe politikaneve. Unë duhet të them, se para së gjithash për këtë duhet të falënderojmë veçanërisht Joakim Gauck-un, presidentin tonë, i cili dha një sinjal shumë, shumë të qartë. "

Para disa ditësh presidenti gjerman Gauck, vendosi ta anulonte një vizitë të planifikuar për në Ukrainë, për shkak të keqtrajtimit të ish-kryeministres Julia Timoshenko. Njoftimet për shëndetin dhe keqtrajtimin e Tomoshekos në burg i ka konfirmuar edhe e ngarkuara ukrainase për të drejtat e njeriut.

Julia TimoshenkoFotografi: Reuters

Kryetari i grupit parlamentar të partisë E Majta Dietmar Bartsch tha: "Besoj se ne tani nuk duhet të debatojmë, por të shtojmë përmes BE presionin e përbashkët ndaj Ukrainës."

Wolfgang Grenz, Sekretar i Përgjithshëm i  Amnesty International për Gjermaninë tha: "Ne jemi të mendimit se nëse sportistët tanë shkojnë në Ukrainë për Kampionatin Evropian, atëherë si funksionarët dhe sportistët nuk duhet të heshin për të drejtat e njeriut por të flasin për to".

Wolfgang Bosbach (CDU), kryetari i Komisionit të Brendshëm të Bundestagut u shpreh: "Në rast se ndonjë politikan do të shkojë në Ukrainë atëhere sigurisht vetëm për të mbështetur skuadrën e vet kombëtare dhe jo si shenjë simpatie për regjimin e atjeshëm. Ne mund të tregojmë edhe me fjalë dhe me gjeste, pra duke mbajtur distancën më të madhe, se ç'mendojmë për regjimin e Janukoviçit."

Autor: dpa/dw/ Pani

Redaktoi: Elert Ajazaj