Rezoluta e KS për Sirinë
26 Shtator 2013Duken përparimet e para në përpjekjet për miratimin e një Rezolute për Sirinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Diplomatët perëndimorë folën për një „optimizëm të matur“. Pesë vendet anëtare të përhershme të KS kishin rënë dakord në parim për shkatërrimin e armëve kimike në Siri. Projektrezoluta përputhet edhe me planin për çarmatim mes Rusisë dhe SHBA-së së miratuar në Gjenevë për Sirinë. Ka gjasa që ky dokument tashmë të diskutohet për miratim ditën e premte (27.09). Megjithatë diplomatët rusë u shprehën shumë të përmbajtur.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon bisedoi në selinë e OKB-së me krerët e pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Francës, Britanisë e Madhe, Rusisë dhe Kinës, lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të konfliktit aktual në Siri. Shtetet perëndimore dhe rusët kundërshtojnë mënyrat e imponimit ndaj Sirisë të asgjësimit të arsenalit të saj kimik, siç u ra paraprakisht dakort më 14 shtator në Gjenevë.
Ndërkohë në Siri vazhdojnë luftimet dhe numri i luftëtarëve ka arritur në disa mijëra në pjesën më të madhe të vendit. Po ashtu 11 grupe kryengritësish islamikë në Siri do të pushojnë së njohuri autoritetin e Frontit Kombëtar Sirian, grupit kryesor të rezistencës kundër presidentit Bashar al-Assad. I