1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtyhet sërish premiera e filmit të ri të James Bondit

23 Janar 2021

Duke pritur “007”: premiera e filmit të ri të James Bondit “No time to die” u shty sërish si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

BdT Deutschland Bochum | Ausstellung James-Bond-Requisiten
Fotografi: Bernd Thissen/dpa/picture-alliance

Sipas producentëve të këtij filmi Michael G. Wilson und Barbara Broccoli "No time to die” është planifikuar që të shfaqet në kinematë e botës më 8 tetor të këtij viti - pra dy vite më vonë nga planifikimi fillestar.

Fillimisht premiera e filmit të 25-të Bondit u shty nga tetori 2019 në shkurt 2020 pas një ndryshimi të regjisorit.

Aktori Sean ConneryFotografi: Bert Reisfeld/dpa/picture-alliance

Producentët nuk e përmendën shprehimisht si shkak të shtyrjes pandeminë e koronës dhe thanë se premiera e filmit po shtyhet në mënyrë që filmi të mund të shihet "nga audienca e kinemasë në mbarë botën". Por fakt është se për shkak të pandemisë, kinematë në shumë vende aktualisht janë të mbyllura ose punojnë me kapacitete të kufizuara.

Daniel Craig interpreton rolin e agjentit sekret britanik për herë të funditFotografi: Imago/Cinema Publishers Collection

Kjo do të jetë hera e fundit që aktori Daniel Craig do të interpretojë rolin e agjentit sekret britanik. Filmi i ri i James Bond nuk është filmi i vetmi artistik për të cilin adhuruesit duhet të presin më gjatë nga sa ishte planifikuar. Javën e kaluar u shtynë edhe datat e premierave për filmat e Hollywood-it "Wonder Woman 1984", "Top Gun Maverick", "Black Widow" dhe "The King's Man".