1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman i së hënës mbi: takimin e G7-ës dhe festivalin e filmit në Berlin

PP/(vfb)16 Shkurt 2009
Fotografi: dpa


Në lidhje me takimin e Ministrave të Financave që u zhvillua në Romë gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Brenda një fundjave nuk mund të shpëtohet sistemi financiar, të mbështeten shtetet, të mënjanohen pabarazitë në tregtinë botërore, të rregullohet mbikqyrja e bankave dhe e fondeve dhe të merren vendime në lidhje me shpërblimet e bankierëve. Në një moment kur sistemi bankar i vendeve perendimore është praktikisht i falimentuar, dhënia e kredive ka ngecur në vend dhe ky funksion kaq i rëndësishëm i bankave për ekonominë mund të sigurohet vetëm përmes parave në miliarda të mbledhura prej taksave, diskutimi i çështjes se si mund të kapërcehet kjo bllokadë ofron material të mjaftueshëm për një takim niveli të lartë. Si përgatitje mund të shërbejë dhe të japë kontributin e vet enti mbikqyrës i bankave. Ky i kontrrollon bankat rregullisht dhe i njeh si portofolet e kredive edhe regjistrat tregtarë. Në rast se do ta dimë se sa "helm" fshihet pas bilancit të secilës bankë, atëhere mund të fillohet me ndarjen e shapit nga sheqeri."



Gazeta "Mittelbayerische Zeitung", merret me përfundin e festivalit të filmit në Berlin: "Festivali i 59-të ndërkomëtar i filimit në Berlin dërgoi një sinjal të qartë: fituese dolën filma me mesazhe kritike ndaj shoqërisë që kishin në qendër të vëmendjes njerëzit që nuk jetojnë në qendër të shoqërisë. Filmat me aktorë me emër ndërkombëtarë nuk fituan gjë.

Në këtë mëynrë Berlinalja, e cila krahas festivaleve në Kanës dhe të Venecias konsiderohet si festivali i kategorisë së parë në Evropë, e përforcoi profilin e saj: producentët dhe regjisorët e rinj, filmat dhe produksionet e pavaruara dhe subjektet jokonvencionale kanë në këtë festival shanse të mira për të fituar."