Shumë viktima si pasojë e një sulmi ajror në Afganistan
1 Korrik 2007Reklamë
Kabul: Si pasojë e një sulmi ajror të forcave aleate në Afganistan sërish humbën jetën shumë civilë. Sipas të dhënave të përfaqësuesëve të autoriteteve numri i të vrarëve sillet prej 35 deri në 70, në mesin e tyre shumë gra dhe fëmijë. Po ashtu njoftohet se janë vrarë edhe 35 luftëtarë talebanë. Zëdhënsja e trupës paqëruajtëse të ISAF-it, Maria Karl pranoi se si pasojë e sulmit ka patur edhe viktima civile por nënvizoi se numri i tyre është shumë më i vogël se sa që spekulohet.