Si i luajnë gratë lojërat e kompjuterit^?
16 Gusht 2012Cornelia Geppertit i shkëlqen fytyra kur hap derën për në perandorinë e saj. Në një ndërtesë të vjetër plot dritë në lagjen e Berlinit Schöneberg ajo punon së bashku me gjashtë kolege për të ndërtuar një botë të re: me ngjyra do të jetë ajo, komplekse dhe plot të fshehta -- dhe vetëm virtuale. Cornelia Geppert është dizajnuese lojërash. Ajo koncepton dhe programon lojëra kompjuterike për një treg gjithnjë e më në rritje.
Një në tri gjermanë luajnë rregullisht në kompjuter - tendenca në rritje. Tani askush nuk e beson më stereotipin e njeriut të fiksuar pas kompjuterit, i cili e kalon natën në errësirë me lojëra kompjuteri. Për të luajtur luajnë të gjithë grupmoshat dhe shtresat sociale. Një në dy lojëtarë është femër dhe femrat presin gjëra të tjera nga lojërat në kompjuter prej burrave.
Gratë duan shumë më tepër se zhurmë
Në vend të ngacmimit të nervave dhe të luftës së konkurencës, femrave u interesojnë shpesh shlodhja dhe përjetimet në komunitet. Prandaj femrat preferojnë para së gjithash ato që quhen "Social Games". Të integruara në rrjete sociale, si në Facebook, ato mund të luhen me shokë dhe me të njohur. Janë në radhë të parë femrat ato që ngrenë ngulime në zona të pazbuluara, drejtojnë ekonominë e fermave ose çlirojnë vende që ekzistojnë në fantazi nga shpirtrat e këqij.
"Për gratë ka shumë rëndësi atmosfera e lojës, ajo duhet të jetë e këndshme", thotë Gepperti. Në këtë drejtim, detajet luajnë një rol të rëndësishëm, për shembull zhurmat ose atmosfera që krijohet nga dritat. Ajo vetë luan që kur ka qenë e vogël të gjitha llojet e lojërave të kompjuterit, nga Tetris deri tek Resident Evil. "Edhe lojëra luftarake, ku më duhet t'i therr kundërshtarët e mi", shpjegon Geppert "por kur shkëlqen dielli, atëherë unë e shijoj më shumë."
Femrat në biznesin e lojërave - si kafshë ekzotike?
E gjitha kjo është një sfidë për industrinë e lojërave, sepse shumica e lojërave konceptohen dhe programohen nga meshkujt. Numri i femrave në këtë degë vërtet që është rritur vitet e fundit, por sipas Shoqatës Federale të Industrisë së Argëtimeve (BUI) kjo shifër është ende te 20 përqind. Në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë shpejt, industria e lojërave kërkon tani të punësojë femra programuese. Perspektivat e punës janë të mira: në të gjithë Gjermaninë ka 250 sipërmarrje, që zhvillojnë lojëra kompjuteri ose i publikojnë ato. Kërkohen gjithmonë njerëz të rinj, para së gjithash programuese - sepse qindra vende rrijnë bosh.
Për ta mbyllur këtë boshllëk do të përmirësohet para së gjithash shkollimi. Ndërkohë ka më shumë se 40 institucione private dhe publike që ofrojnë mundësi për të studiuar ose për të bërë kërkime në fushën e lojërave. Më e vjetra e këtyre institucioneve është Games Academy në Berlin. Këtu ka studiuar dhjetë vjet më parë edhe Cornelia Geppert. Në moshën 18 vjeçare, piktorja e figurave komike bëri lutje për një bursë në këtë shkollë private- dhe ishte njëra nga dy femrat që mund të shkollohej si Game Designer, si dizajnuese lojërash.
Së bashku me ortakun e saj, Boris Munser ajo ka sot sipërmarrjen e saj të vogël. "Jo-Mei" dhe "Koyotl" ishin lojërat e para që ata programuan së bashku. "Për mua ky është profesioni më i mirë në botë", thotë ajo.