1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si veprohet në SHBA me konsekuencat e luftës në Irak?

Carsten Schmiester17 Dhjetor 2007

Zyrtarisht njihen 30 000 ushtarë amerikanë të plagosur dhe rreth 4 000 të rënë. Pastaj vijnë viktimat jozyrtare burra dhe gra, që kanë përjetuar shumë tmerre, të cilat nuk i përballojnë dot, kur kthehen në shtëpi

Ushtar amerikan në Irak
Ushtar amerikan në IrakFotografi: AP Graphics

Sipas një raporti të stacionit "CBS" vetëm në vitin 2005 kanë kryer vetëvrasje më shumë se 6 000 veteranë. Ministria e veteranëve në Uashington nga ana tjetër do të dijë vetëm për 144 vetëvrasje në tre vitet e para të luftës. Në këtë statistikë është përfshirë vetëm, kush i ka dhënë fund jetës duke qenë akoma në shërbim aktiv. Dhe megjithatë ushtria arrin në konstatimin alarmant se numri i vetëvrasjeve është rritur në 17,3 për 100 000 ushtarë dhe është më i lartë se kurrë.

Veteranët akuzojnë qeverinë amerikaneFotografi: AP

Amerika nuk di se si të veprojë

Ndërkohë punën e ka marrë në dorë komisioni i veteranëve në dhomën e përfaqësuesve. Pas intervistave tronditëse u bë e qartë, se problemet psiqike në ushtri vazhdojnë të jenë tabu, që shumica e të prekurve i fshehin ata. Disa prej tyre aq gjatë, saqë nuk shohin më rrugëdalje dhe kryejnë vetëvrasje. "Kjo luftë hap plagë të rënda, fizike dhe shpirtërore. Dhe Amerika nuk e di ende, se si të veprojë", thotë kryetari i komisionit, Bob Filner. Një përfaqësues i ministrisë nga ana tjetër thotë se falë një linje telefonike për të rrezikuarit nga vetëvrasja janë shpëtuar 300 jetë. Mike Bowman dyshon për këtë. Djali i tij Tim ka vrarë veten disa muaj pas shërbimit në Irak. "Trajtimi psiqik i veteranëve nuk funksionon. Shumë prej tyre kërkojnë ndihmë, por u jepen diagnoza të gabuara dhe në fund e humbasin luftën kundër kujtimeve të tmerrshme dhe dyshimeve për vetveten."

Irak, 2 mars 2004Fotografi: AP

Ushtarët duhet të trajtohen psiqikisht

Për të mos folur për ata, që nga frika e përjashtimit nuk shkojnë fare te psikiatri, të cilët me të drejtë druhen për karrierën e tyre të ardhshme brenda, apo jashtë ushtrisë dhe që u rrezikohet ekzistenca. "Përse flasim për "dëmtim"? Tingëllon si një e metë. Por ama kemi të bëjmë me një plagosje nga lufta, sikur të ishe goditur nga një plumb."

Penny Coleman e aprovon. Burri i saj Daniel ka vrarë veten pas luftës në Vietnam. Që atëherë ajo lufton për çtabuizimin e pasojave psiqike të luftës. "Eshtë e rrezikshme, që ta quash të gjithën "dëmtim". Sepse kështu forcohet supozimi, që një ushtar i traumatizuar është i "shkatërruar". Pikërisht për këtë arsye shumë nuk kërkojnë ndihmën, për të cilën kanë aq nevojë."

Marinsa amerikanë në IrakFotografi: AP

Coleman kërkon që kur, që parimisht çdo veteran, që kthehet, të kontrollohet për trauma të mundshme dhe që të bëhet më shumë për të prekurit. "6.256 vetëvrasje ndër veteranët brenda një viti? Kjo shifër nuk mund të injorohet. Ushtarët tanë nuk janë gjëra që hidhen, por pikërisht kështu trajtohen."