"Air Policing" në Estoni
6 Maj 2015"Po, dimri në Estoni ka qenë shumë i ftohtë për mua si spanjoll", thotë oficeri i aviacionit Francisco Elias Entrialgo. Në vendin e tij shkölqen tani dielli, 25 gradë. Në fushën e aviacionit Ämari në Estoni gonxhet e pemëve janë akoma të mbyllura, tetë grad celsius.
Ushtarët estonë dhe spanjollë fusin së bashku në një hangar kutitë e fundit, që do të transportohen. "Mission accomplished", thotë oficeri i shtypit Entrialgo, duke buzëqeshur i kënaqur. Ai, 120 ushtarët dhe katër eurofighter të aviacionit spanjoll u lënë vendin britanikëve, që marrin drejtimin e rradhës të kontrollit ajror mbi detin Baltik. Një komando pararojö e ushtarëve britanikë po shpaketon materialin e saj. Katër eurofighter do të vijnë më vonë në maj. Më parë aviacioni gjerman ka qenö përgjegjës për NATO-Air-Policing në Baltik.
Provokacion i qëllimtë
"Ne kemi detyrë të vëzhgojmë avionët rusë, që nuk e kanë identifikuar veten nö mönyrö korrekte", thotë zëvendëskomandanti i fushës së aviacionit, nënkoloneli Ülar Lohmus, një eston. "Shpesh avionët rusë nuk i kanë ndezur aparaturat, që përcaktojnë pozicionin, apo nuk janë aspak të pajisur me trasnponder.." Atëherë avionët e NATO-s u afrohen këtyre avionëve, i fotografojnë, apo i shtyjnë, kur ato shkelin hapësirën ajrore estone në gjirin e Finlandës.
Kohët e fundit kjo gjö nuk ka ndodhur aq shpesh sa në fillim të misionit para rreth një viti. Kontrolli i përforcuar ka me sa duket efekt. Por vazhdimisht aviacioni rus provokon me vetëdije dhe përpiqet të vërë në provë gatishmërinë luftarake të mbrojtjes ajrore të NATO-s.
"Pilotët tanë madje mund t'ua bëjnë me dorë pilotëve rusë", tregon oficeri i forcave ajrore Entrialgo. Në katër muajt, kur ndodhej atje ekipi spanjoll, kjo ka ndodhur dhjetë herë. Avionët atëherë ndodhen disa qindra metra larg njëri-tjetrit. Një situatë e rrezikshme, duke patur parasysh se avionët e NATO-s dhe avionët rusë janë shpesh të armatosur.
Kryeministri i ri i Estonisë Taavi Roivas gjen fjalë të qarta për sjelljen e fqinjëve rusë që nga kriza e Ukrainës: "Ato janë shumë agresivë dhe të paparashikueshëm", thotë ai në një bisedë me shtypin. Por NATO, anëtare e të cilës është edhe Estonia, jep siguri. Dhe për këtë arsye misionet e përbashkëta ajrore në vendin e tij kanë një rëndësi të veçantë. Estonia nuk ka vetë avionë luftarakë, por vë në dispozicion vetëm bazën ajore me pajisjet më moderne dhe infrastrukturën.
Siguria në aleancë
"Ne jemi mirënjohës dhe krenarë, që merremi seriozisht si partner i NATO-s. NATO-Air-Policing në Estoni është një sinjal se aleanca nuk e ka harruar as pjesën me të largët lindore të saj." I qetë kryeministri i ri deklaron : "Eshtë një ndjenjë e mirë, që ne në këto kohë krizash jemi nën ombrelën e sigurisë së NATO-s."
Aviacioni i këtij vendi është në fillimet e tij. Me rreth dy për qind të produktit të brendshëm bruto Estonia është shteti baltik, që jep shumën më të madhe për mbrojtjen e vendit, por për avionë luftarake dhe për një forcë ajrore funksionuese paratë nuk kanë qenë të mjaftueshme. Në Ämari ka disa avionë estonë për stërvitje, helikopterë, dy Antonovë dhe një biplan të vjetër (avion me dy palë krahë). "Nga ushtarët e NATO-s, që kanë qenë deri tani atje, ne kemi mësuar shumë", pranon nënkolonel Ular Lohmus. Nga viti 2014 fillimisht atje kanë qenë ushtarët danezë, pastaj gjermanë dhe spanjollë.
"Cold week" në pranverë
Kulla e bazës ajrore është e qetë këtë ditë. Me kafe dhe tortë përpara pilotët estonë shikojnë të qetë në kompjuterët e tyre dhe në pistë. Eshtë një "cold week", shënjat e tjera të alarmit i merr kontrolli i armatosur ajror i NATO-s.
Që nga viti 2004 qielli mbi Baltik kontrollohet edhe nga Lituania. Sapo është ulur një aeroplan spanjoll. Asgjë e veçantë për t'u raportuar, thuhet nga kulla e vrojtimit. Për trupën e nënkolonel Francisco Elias Entrialgo dhe ushtarët e tjerë spanjollë ky ishte një nga fluturimet e fundit nga fusha e aviacionit në Ämari. Me 5 maj ajo u dorëzohet britanikëve. Dhe nga shtatori rotacioni do të sjellë përsëri forcën ajrore gjermane në Ämari.
Spanjolli me mjeker Entrialgo qesh përsëri: "E po mirë, moti ka qenë i vështirë për ne. Por estonët na kanë mbështetur fort." Dhe në qoftë se do të vazhdohet që NATO të tregojë prezencë edhe në skajin më lindor të territorit të aleancës, atëherë Entrialogo dhe skuadra e tij e aviacionit do të vijnë përsëri në Ämari. Dhe ndoshta do të kenë fat në muajt e verës.