"Siguri e rreptë" në Kosovë
30 Mars 2007Reklamë
Shtimi i masave të sigurisë është urdhëruar pas disa shpërthimeve që ndodhën gjatë javës në pjesën veriore të Mitrovicës. Autoritet ndërkombëtare, thonë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e tendosur, ndërsa aktet e dhunës të shënuara në pjesën veriore të Mitrovicës i cilësojnë të dëmshme për procesin final të zgjidhjes së statusit.