Siguria në Kampionatet Botërore të Futbollit & Ekspozita e artistit të ri shqiptar Armando Lulaj në Mynih
30 Janar 20101. Në Evropë është folur shumë kohët e fundit për sigurinë, shitjen e biletave dhe disponimin e përgjithshëm ndaj Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili këtë vit mbahet në Afrikën e Jugut. Në veçanti pas sulmit me armë zjarri në Angolë kundër ekipit të Togos është hapur debati për sigurinë. Po si shihen këto gjëra në Afrikë? Felix Hoffmann sjell hollësitë.
2. Galeria e qytetit në Mynihut, Lothringer 13, mban të hapur aktualisht një ekspozitë personale me punimet e artistit të ri shqiptar Armando Lulaj. Pesë punimet e Lulajt përmblidhen nën titullin "Silent sozial corruption", që do të thotë pak a shumë "korrupsion i i heshtur shoqëror". Krahas veprave të mëparshme të eskpozuara në metropole të ndryshme të botës, për eskpozitën ai ka bërë enkas dy punime speciale, njëri nga të cilët thyen një tabu në shoqërinë gjermane. Anila Shuka më hollësisht.