1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Gjermani: Siguria, shteti social, partneritet i ri

02:57

This browser does not support the video element.

7 Shtator 2025

Një sulm me thikë trondit shkollën në Essen, debati për shtetin social ndez politikën, AfD ngjitet në sondazhe, Europa diskuton sigurinë e Ukrainës, ndërsa ushtria gjermane stërvitet në Baltik dhe Berlini kërkon partneritet të ri me Indinë.

Sulmi me thikë ndaj një mësueseje në Essen ngriti shqetësime për sigurinë në shkolla dhe ndezi diskutime të reja mbi emigracionin. Në të njëjtën kohë, grindjet brenda koalicionit qeverisës për të ardhmen e shtetit social nxorën në pah pakënaqësinë e qytetarëve – dhe AfDpërfitoi në sondazhe, duke arritur nivel rekord. Ndërkohë, në Paris u mblodh “Koalicioni i vullnetarëve” për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, ndërsa në Detin Baltik ushtria gjermane mori pjesë në stërvitjen e madhe “Quadriga”. Në planin ekonomik, Berlini dhe Nju-Delhi vendosën objektivin për të dyfishuar tregtinë dhe për të forcuar partneritetin strategjik mes dy vendeve.