1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sindikata e makinistëve dhe shoqëria e hekurudhave ngulin këmbë në kërkesat e tyre

26 Nëntor 2007

Në konfliktin për paga më të larta mes sindikatës së makinistëve dhe shoqërisë së hekurudhave në Gjermani të dyja palët janë treguar të vendosura të arrijnë kërkesat e tyre kryesore. Kryetari i sindikatës së makinistëve Manfred Shel tha se nuk pret një marrëveshje të shpejtë. Por një kthesë e rëndësishme në negociata nuk përjashtohet. Zv/kryetari i sindikatës së makinistëve Klaus Veselski kritikoi në një intervistë shefin e koncernit Deutsche Bahn i cili ka bërë publike detaje të ofertës së paraqitur në tryezën e negociatave. Një zëdhënës i shoqërisë së hekurudhave kishte deklaruar se koncerni u ofron makinistëve një rritje page prej 8 der 13 për qind. Nëse do të hartohet një tarifë e veçantë për pagat e makinistëve ajo duhet të lëvizë brenda kuadrit të tarifave egzistuese të shoqërisë së hekurudhave. Medie të tjera njoftuan se sindikata e konsideron të pamjaftueshme ofertën. Sot sindikata e makinistëve do të diskutojë mbi hapat e ardhshëm.