Sinjale kompromisi nga takimi i ECOFIN
1 Prill 2012Mjeshtra të vërtetë të kalukilimit i ishin përveshur punës. Pas muaj të tërë diskutimesh në Kopenhagë u arrit suksesi. Megjithatë vepra e kalkulimeve është e paqartë. E qartë është, që nga vera duhet të krijohet një fond i ri i përhershëm shpëtimi me emrin Mekanizmi Evopian i Stabilitetit (ESM). Ky mekanizëm duhet të posedojë një shumë prej 500 miliardë eurosh, e cila të mund të jepet si borxh, pra si para në dorë. Shuma do të rritet gradualisht, sepse shtetet paguajnë në fond para në dorë për ta mbajtur të qëndrueshëm vlerësimin e aftësisë kredituese. Në disa vjet në fond do të grumbullohen 80 miliardë euro depozita parashë dhe 620 miliardë euro garanci për kreditë. Ky i ashtuquajtur siugrim shtesë është i nevojshëm, në mënyrë që fondi të ketë një vlerësim optimal dhe të mund të veprojë me interesa të ulëta.
Fond me efekt ndaj tregjeve financiare
Ombrella e parë e shpëtimit e krijuar deri më tani, e emërtuar EFSF, në fakt do të kalojë tek ky fond i ri. Shuma që mund te jepej si kredi nga kjo paketë deri tani ishte në vlerën e 440 miliardë eurove. Komisioni i BE-së, Franca dhe një sërë vendesh të tjera të Zonës së Euros duan të kombinojnë fondi e vjetër me atë të ri. Në këtë mënyrë shuma e mbledhur prej 940 miliardë eurosh do të ketë efekt në tregjet financiare. Ministri francez i Financave, François Baroin, efektin e këtij fondi e krahasoi me efektin frikëngjallës të bombës atomike gjatë luftës së ftohtë. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, nuk ishte i gatshëm për këtë fond gjigant. Gjermania si vendi më i fuqishëm ekonomik i Zonës së Euros duhet të japë shumicën e garancive. Ministri gjerman u shpreh i gatshëm për kompromis dhe nuk donte të krijonte konflikt me grupin e euros: "Ne jemi mbledhur pë rtë disktuar së bashku. Ka mendime të ndryshme. Këtë mund ta cilësosh edhe si grindje, por ne gjithmonë gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Ne e bëjmë këtë në frymën e besimit reciprok dhe në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta."
Schäuble dhe kolegia e tij nga Finlanda, Jutta Urpilainen, votuan, që të dyja kreditë e fondit të vjetër prej 200 miliardë eurosh të vazhdojnë paralelisht me fondin e ri ESM - kjo përbën një shumë 700 miliardë euro. Schäuble llogarit edhe 100 miliardë euro nga buxheti i Komisionit të BE-së dhe kreditë nga paketa e parë e shpëtimit për Greqinë, kësisoj shuma arrin në 800 milliardë euro. Kjo llogari me kreditë e vjetra dhe paratë e reja në fund u pranua si një qëndrim i përbashkët i grupit të euros. Në rastin më ekstrem të emergjencës, nëse Italia rrezikohet, mund të përdoren 240 miliardë eurot e mbetura nga fondi i përkohshëm i shpëtimit. Kësisoj shuma e përgjithshme sërish do të ishte rreth një bilion euro.
Ministrja daneze e Financave, Margarethe Vesthager, e cila ndërkohë drejton mbledhjet e ministrave të financave të BE-së, thotë lidhur me këtë diskutim, se tregjet financiare janë të pangopura: "Unë nuk besoj, se tregjet do të jenë ndonjëherë të kënaqura. Duhet thëhën, se ne kështu duam të veprojmë. Mburoja financiare është kaq e gjatë dhe e gjerë dhe ky është fundi i diskutimit."
Vesthager: Jo detyrime të pakufizuara ndaj vendeve në krizë
Ministri irlandez i Financnave, Michael Noonan, shtroi edhe një tjetër variant përlllogaritjeje në tryezë: Në tregjet financiare të botës, që prisnin një sinjal nga Kopenhaga, kalkulimi bëhet në dollarë amerikanë. 800 miliardë euro i përgjigjen afërsisht një bilioni dollarë (në anglisht trilion). Pra fjala magjike e kufirit të bilionit është arritur.
Ministrja daneze e Financave, Vesthager, e refuzoi opcionin e detyrimit të pakufizuar kundrejt shteteve të zhytura në borxhe. Kjo mund të bëjë që vendet e prekura të mos i zbatojnë me konsekuencë reformat dhe të mos kursejnë sa duhet. Se sa voluminoz mund të jetë një fond shptimi, kjo sipa smendimit të shumë ekspertëve nuk mund të përcaktohet. Eqartë është, se nëse Spanja dhe Italia nuk mund të rifinancohen më nga tregjet, atëherë konstrukti i miratuar të premten (30.03.)është në çdo rast shumë i vogël, i tha DW-së eksperti i financave Guntram Wolff nga instituti Bruegel në në Bruksel.
Autor: Bernd Rigert / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi: Mimoza Kelmendi