1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siria dhe Turqia do të marrin ndihma nga BE pas tërmetit

9 Shkurt 2023

BE-ja do të nisë ndihma jo vetëm në Turqi, por edhe në Siri. Qeveria në Damask pas tërmetit me pasoja të rënda kërkoi ndihmë nga BE pavarësisht kundërshtive politike.

Turqi-Siri: Në garë me kohën ekipet e shpëtimit me qen nuhatës vazhdojnë kërkimet intensive për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrimtar.
Turqi-Siri: Në garë me kohën ekipet e shpëtimit me qen nuhatës vazhdojnë kërkimet intensive për të mbijetuar nga tërmeti shkatërrimtar.Fotografi: Ministere de l'Intérieur/Securité Civile/AP/dpa/picture alliance

Punonjëset dhe punonjësit e Qendrës së BE-së për Ndihmën Civile qendrojnë në një godinë me zyra të Komisionit të BE-së para monitorëve të mëdhenj dhe hartave. Në këtë sallë të vogël gjithçka zhvillohet bashkarisht – konsultime për llojin e ndihmës që nevojitet dhe se çfarë oferte mund të bëjne 27 vendet anëtare të BE-së dhe tetë shtete të tjera europiane? Këtu koordinohet kryesisht ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi. Ndersa më parë detyra e madhe ishte ndihma për Ukrainën, që është sulmuar nga Rusia.

Komisari i BE-së Janez Lenarcic në Qendrën e BE-së për Mbrojtjen Civile, BrukselFotografi: Johanna Geron/REUTERS

36 ekipe shpëtimi janë nisur drejt vendit të katastrofës

Tani janë mbledhur kërkesat e autoriteteve dhe organizatave të ndihmës nga Turqia dhe janë pranuar ofertat për mbrojtjen civile nga shtetet pjesëmarrëse. Punonjësit në Bruksel u drejtohen me kërkesa të qarta organizatave të ndryshme të ndihmave, zjarrëfikësave, policisë dhe forcave të ushtrisë të vendeve anëtare, për të mundësuar ndihmën.

Ndërkohë 20 vende anëtare të BE-së dhe tre shtete të tjera europiane kanë vënë në disozicion në terren 36 ekipe kërkimi dhe shpëtimi. Janë rreth 1500 persona dhe 100 qen kërkimi dhe nuhatjeje. Rreth gjysma e këtyre forcave, sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Mbrojtjen Civile kanë mbërritur në Turqi.

Ekipi i shpëtimit ISAR nga Gjermania para nisjes për në Turqi nga aeroporti Këln-Bon.Fotografi: J. Steinsiek/IMAGO

Më e rëndësishmja është koordinimi me qendrën turke të operacionit dhe ndihmësit nga rajonet e tjera të botës, tha komisari i BE-së për Ndihmën nga Katastrofat, Janez Lenarcic, të mërkurën (08.02.2023) në Bruksel. Numri i ofertave për ndihma rritet nga ora në orë, sepse përmasat e katastrofës në Turqi dhe Siri po zmadhohen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë autoritetet deri të enjten në mëngjes (09.02.)bëjnë të ditur për 16.000 të vdekur në Turqi e Siri. Disa dhjetëra mijëra njerëz janë plagosur. Komisioni i BE-së ka vendosur një ekip të vetin koordinues në Turqi, ku bashkëpunohet me autoritetet, aeroportet, qendrat lokale të logjistikës.

Ekipi gjerman i ndihmës në Kahramanmaras, Turqi.Fotografi: Stoyan Nenov/REUTERS

BE i ofron ndihmë gjtihashtu edhe Sirisë

Pas një ngurrimi në fillim edhe qeveria e Sirisë e sundimtarit Baschar al-Assad kërkoi ndihmë nga Qendra e BE-së për Mbrojtjen Civile, vuri në dukje komisari Lenarcic. "Lista e ndihmave që kërkon Siria është mjaft e gjatë." Kërkesat nisin që me ekipe kërkimi dhe shpëtimi, deri tek aparaturat mjekësore dhe furnizimet me ushqime. "Ne i inkurajojmë vendet anëtare, që edhe në Siri të furnizojnë shpejt", siguroi komisari i BE-së.

Gjendje dramatike pas tërmetit në Siri

01:31

This browser does not support the video element.

Qeveria e Sirisë për shkak të luftës civile prej vitesh ndodhet nën sanksione nga BE-ja, por sipas diplomatëve të BE-së, ky vend në situatë emergjence do të ndihmohet. Mbrojtja Civile e BE-së është e paanshme dhe nuk pyet për politikën në raste katastrofash.

Megjithatë është e paqartë, se si mund të furnizohen me ndihma rajonet e rebelëve në veri-perëndim të Sirisë, që janë kryesisht të prekura nga tërmeti. OKB tërheq vëmendjen, se nga tërmeti janë shkatërruar shumë rëndë rrugët për në Bab-al-Hava, pika e vetme kufitare e hapur mes Turqisë dhe Sirisë për ndihmat humanitare.

Organizata e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) bën fjalë për katër milionë refugjatë sirianë në të dyja anët e kufirit, që edhe përpara tërmetit kishin nevojë për furnizime me ushqime.

Më 6 shkurt 2023 në orët e para të mëngjesit një tërmet orej 7.8 ballë goditi në zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 9.000 viktima, dhjetra mijëra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale. Imazh nga Idlib në veriperëndim të Sirisë.Fotografi: MUHAMMAD HAJ KADOUR/AFP/Getty Images

Sanksionet e BE-së nuk pengojnë ndihmat

Komisari për Ndihmën nga Katastrofat siguroi, se nga furnizimet e ndihmave të BE-së duhet të përfitojnë vetëm njerëzit në Siri, por jo regjimi. "Ne do t'i mbikqyrim saktësisht ato." Akuzat nga Siria, se sanksionet ndërkombëtare pengojnë ndihmat për viktimat e tërmetit, Lenarcici i hodhi poshtë duke iu përgjigjur pyetjes së DW-së: "Nuk ka asgjë, që mund të pengojë furnizimin me ndihma", tha Lenarcic.

Sanksionet drejtohen kundër pasurive dhe udhëtimeve të anëtarëve të regjimit, kundër firmave, që fitojnë nga lufta dhe kundër importimit të armatimeve, që mund të përdoren për të shtyputr njerëzit. Fjala është për pajisje për policinë dhe impiantet e mbikqyrjes së telekomunikacionit. Përveç kësaj Bashkimi Europian ka ndaluar importin e naftës nga Siria si dhe blerjen e bonove sirine të thesarit.

Hapi tjetër i ndihmës: çadra dhe ngrohje

Ndërkohë Turqia po përgatitet për fazën e dytë të  ndihmës për katastrofën që pason pasi të përfundojnë aksionet e kërkimit dhe gjetjes së njerëzve nën rrenoja. Për këtë fazë BE premtoi të mërkurën (08.02.2023) furnizimin me batanije, çadra, soba dhe aparatura të tjera ngrohëse si dhe material medicinal në mënyrë që të mund të përkujdesen dhjetra mijëra të plagosur dhe të pastrehë. "Këto ndihma do t'i dërgojmë sam ë shpejt të jetë e mundur", premtoi Lenarcic.

 

Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE