Siria hap arsenalin e armëve kimike
21 Shtator 2013Pak para skadimit të afatit të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia këtë të shtunë (21.09.) pushtetmbajtësi Bashar al-Asad ka filluar me hapjen e arsenalit të armëve kimike të regjimit sirian. Në Organizatën Botërore për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë (OPCW), e njohur edhe nga OKB ka mbërritur ndërkohë lista e parë. Siria në mbazë të marrëveshjes duhet të dorëzojë një inventar të plotë të rezervave të saj me armë kimike dhe reparteve të prodhimit.
Inspektorët e Organizatës për ndalimin e armëve kimike do të kontrollojnë këto të dhëna në terren, dhe do të ndihmojnë në shkatërimin e armëve kimike të Sirisë dhe reparteve prodhuese. Të dhënat bëhen të ditur nga Haga. Në 14 Tetor, Siria do të bëhet anëtarja e 190-të e kësaj organizarte. OPCW është përgjegjëse për kontrollin e armëve kimike në bazë të një konvete ndërkombëtare për ndalimin e armëve kimike.
Kina kërkon një konferencë ndërkombëtare të paqes për Sirinë
Qeveria kineze ka kërkuar po ashtu një zbatim të shpejtë të planit ruso-amerikan për shkatërrimin e armëve kimike siriane. Kina "është qartësisht kundër përdorimit të armëve kimike, pavarësisht se quhet ky vend" është shprehur ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi të premten gjatë një vizite në SHBA. Ai kërkoi po ashtu "sa më shpejt të jetë e mundur" një konferencë ndërkombëtare për Sirinë. "Ne besojmë se një marrëveshje politike është rruga e duhur për çtensionimin e krizës", tha ministri i Jashtëm kinez në Uashington.
SHBA dhe shtete të tjera bëjnë përgjegjëse qeverinë siriane për sulme me armë kimike. Uashingtoni dhe Parisi kërcënuan për këtë Bashar al-Asadin me goditje ushtarake. Pas kësaj Damasku pranoi propozimin rus për vënien nën kontroll të plotë të arsenalit të tij kimik. Të shtunën e kaluar, SHBA dhe Rusia i dhanë një javë kohë qeverisë së Asadit për bërjen publike të rezervave me armë kimike.