1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Siria proteston ndaj Izraelit për shkelje të hapësirës ajrore

12 Shtator 2007

Siria ka protestuar në Këshillin e Sigurimit të OKB kundër depërtimit të avionëve izraelitë në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave zyrtare nga Damasku, një gjë e tillë ka ndodhur të enjten. Ndërsa, ushtria siriane foli për një akt agresiv, Izraeli nga ana e tij e hodhi poshtë çdo koment. Sipas ministrisë amerikane të mbrojtjes, ky është një sinjal paralajmërues nga ana e Izraelit. Ka të ngjarë që incidenti të ketë qene me qëllim, pasi Siria mbahet si një vend që armatos edhe më tej milicët e Hisbollahut libanez.