1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romët në Hungari

Keno Verseck/Juli Ristani19 Shtator 2013

Me filmat për vrasjet e romëve, Szilvia Varró përpiqet të alarmojë publikun në vend. Sipas saj, ata janë gjithnjë të pambrojtur.

Fotografi: picture-alliance/ dpa

Nën titullin "Krimi i tyre i vetëm ishte ngjyra e lëkurës", Silvia Varro ka prodhuar në Hungari në vitet 2008-2009 katër filma me metrazh të shkurtër për vrasjet e romëve. Ato u shfaqën në fillim të gushtit. Në këto filma katër aktorë dhe aktore hungareze tregojnë histori të vrasjes së romëve. Tekstet janë shkruar nga producenti i dokumentarëve Andras B. Vágvölgyi bazuar në aktakuzat e vrasësve të dyshuar, ku ai ka qënë vëzhgues i proçeseve gjyqësore nga fillimi në fund. Qëllimi ishte që me këta filma të tërhiqej vëmendja e publikut hungarez. Ai është pak i interesuar për vrasjet rome. Bota deri më tani kishte heshtuar kur një djalë pesëvjeçar është qëlluar për motive raciste, siç ndodhi në Tatárszentgyörgy në shkurt të 2009-tës.

Si reaguan shikuesit?

Si gjithmonë, ekstremistët e krahut të djathtë ishin ata që reaguan më shpejt – natyrisht në mënyrë armiqësorë. Suksesi i së djathtës ekstreme hungareze bazohet kryesisht në qëndrimin që ata mbajnë kundër ciganëve. Qëllimi im i vërtetë ishte të sillja në vëmendjen e mediave të bulevardit serinë e vrasjeve, dhe ja dola me sukses. Shumë të ashtuquajtur shikues "të thjeshtë" u prekën nga rrëfimet shumë emocionuese. Kjo edhe falë aktorëve popullorë. Deri më tani, më shumë se 1,2 milion njerëz kanë parë filmat tanë në Hungari dhe jashtë vendit, - thotë Silvia Varro.

Çfarë qëndrimi mban në përgjithësi shoqëria hungareze?

"Përvoja ime themelore mbi demokracinë dhe dhembshurinë vjen nga Mynihu, ku kam jetuar për disa kohë pas rënies së komunizmit. Në vitin 1993 me dhjetëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë për të demonstruar kundër ksenofobisë. Disa vjet pas ndryshimeve thelbësore, për një europianolindor kjo ishte një botë tjetër. Në Hungari nuk ka patur asnjë diskutim për vrasjet në seri të romëve, ashtu siç nuk është zhvilluar asnjë debat i thelluar në lidhje me përgjegjësinë e Hungarisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose gjatë komunizmit. Ishin gjithmonë të tjerët ata që kishin bërë diçka të gabuar, ndërsa ne vetë, kurrë.”

Proces kundër vrasjeve të romëve në HungariFotografi: Attila Kisbenedek/AFP/Getty Images

Aktivistja hungareze e të drejtave të njeriut Silvia Varro, lindur në vitin 1974 në Budapest, është themeluesja dhe kryetarja e PR dhe Agjensisë së Komunikimit XKK, që zhvillon fushata publike për çështje sociale dhe politike në Hungari. Deri në vitin 2010 Varro punoi si gazetare, ndër të tjera edhe në të përditshmen e majtë Nepszabadsag. Ajo ka investiguar për vite të tëra për të djathtën ekstreme në Hungari dhe ka marrë çmime të shumta për punën e saj, duke përfshirë Çmimin Pulitzer hungarez.

Pas vrasjeve në seri të romëve Varro largohet nga profesioni.

Pse?

"Si gazetare i kam ndjekur për vite me radhë vrasjet në seri të romëve. Kam shkuar në çdo skenë krimi dhe kam folur me familjet. Pika e kthesës për mua ishte kur djali katërvjeçar Robi Csorba dhe babai i tij u qëlluan. Kuptova që gazetaria nuk është mënyra më efektive për të ndryshuar diçka në shoqëri. Kisha ndjenjën se standardet gazetareske të cilat unë i kam marrë gjithmonë shumë seriozisht, nënvlerësohen. Unë u ndava nga gazetaria për të qënë aktive në ndryshimin e shoqërisë hungareze. Me mjetet gazetareske njeriu shpesh nuk afrohet aty ku duhet dhe personalisht e kam përjetuar si një dështim total, që unë nuk isha në gjendje të zbuloja përfshirjen e shërbimit sekret në vrasjet e romëve, unë thjesht i isha sulur murit me kokë", tregon Silvia Varró.

Kosice HungariFotografi: DW/S. Bartlick

Mund të përsëriten vrasjet e 2008/2009?


"Njerëzit me urrejtje do të ekzistojnë gjithmonë. Pyetja është se si shteti, autoritetet dhe njerëzit do të reagojnë për atë që ndodh në jetën e përditshme. Romët e kanë shumë, shumë të vështirë në Hungari. Ata janë gjithnjë të pambrojtur dhe të shtypur dhe diskriminimi i përditshëm, do t'i rebelojnë dikur. Në shoqëri sa vjen e rritet ndjenja anti-cigane, ndërsa në të njëjtën kohë politika shpesh nuk i zgjidh problemet e vërteta, por vetëm i fsheh. Është koha që mbi të gjitha në Hungari të hapet një diskutim i gjerë", përfundon Silvia Varro.