1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

111110 D EU Drogensituation

12 Nëntor 2010

Biznesi ilegal i heroinës e kokainës është në rënie. Ai që do të konsumojë diçka, merr sot medikamente, substanca sintetike, amfitaminë etj. Paraqitet raporti i Zyrës Evropiane për mbikqyrjen e luftimin e drogave.

Marrje heroine
Marrje heroineFotografi: picture-alliance / dpa

Sipas raportit për drogat, të paraqitur nga e ngarkuara e qeverisë gjermane me çështjen e drogave, Mechthild Dyckmans, rreth 4 milionë evropianë marrin rregullisht kokainë. Prej kohësh kokaina nuk është më drogë, që përdoret për qejf nga të pasurit. Ata që luftojnë drogën në Evropë kanë parë se ndërkohë kokaina përdoret nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Megjithatë, droga më e shpeshtë ilegale që përdoret mbetet Cannabis, e cila prodhohet si bimë. Të paktën 4 milionë evropianë dredhin çdo ditë Joint. Bima mbillet kryesisht në Afrikën Veriore, por edhe në Evropë, thotë Wolfgang Gëtz nga Zyra Evropiane për Vëzhgimin e Drogave.

"Unë nuk jam duke folur për mbjellje në vazon e luleve në ballkon, apo për gjëra të kësaj natyre. Vitet e fundit prodhimi në Evropën Perëndimore është rritur shumë. Unë jam duke folur për mbjellje intensive të shumë bimëve Cannabis".

Megjithatë, konsumi i këtyre substancave ilegale nuk është duke u rritur. Prodhimi i Cannabis-it në të gjithë botën, është duke rënë, vëren raporti i KB për luftimin e drogave. Edhe në Gjermani gjithnjë e më pak të rinj interesohen për heroinën apo Cannabis-in.

Droga të konsfikuaraFotografi: Sanel Kajan

Përzierje sintetike si alternativë ndaj substancave të ndaluara

Megjithatë problemi nuk është zvogëluar, ai vetëm është zhvendosur. Sepse ndërkohë janë duke luajtur rol gjithnjë e më të madh përzierjet sintetike. Ato ofrohen në internet si alternativë ndaj substancave të ndaluara. Dhe të rinjtë i konsumojnë ato edhe më shpesh.

Wolfgang Gëtz, nga qendra Evropiane për Vëzhgimin e Drogave dhe të Varësisë prej tyre sqaron:

"Kur dalin për t'u dëfryer shumë të rinj konsumojnë substanca psikooaktive, gjë që është kthyer në normë. Po ashtu shpesh konsumohen bashkarisht si alkool edhe droga ilegale."

Sipas ekspertëve të drogave, drogat e reja sintetike do të bëhen për Evropën së shpejti një problem më i madh se kokaina apo heroina. Përzierjet sintetike, amfetaminat e lëndë të tjera janë duke e përmbytur gjithnjë e më shumë dhe në kombinime gjithnjë e më të ndryshme tregun evropian. Kështu ndërsa vitin e kaluar ekspertët e drogave konstatuan 24 substanca të reja, këtë vit ky numër ka arritur në 31.

Autor: Doris Krannich/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW