1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

S'ka skandale të reja në Tour de France

27 Korrik 2007

Në garën Tour de France dje nuk pati skandale të reja. Etapën e 17 e fitoi itaniali Daniele Benati, ndërsa në kualifikimin e përgjithshëm, pas largimit të danezit Mihael Ramunsen, i pari është tani spanjolli Alberto Kontador. Ndërkohë Federata botërore e antidopingut ka vendosur të organizojë një samit të të gjithë vendimmarrësve në ciklizëm. Qëllimi është rikthimi i besimit në këtë sport, kumtoi presidenti i organizatës Ricard Pound. Ndërkohë është nënshkruar edhe një marrveshje antidopingu kushtuar kampionatit të ardhshëm botëror, i cili do të zhvillohet në rrugën e Shtutgartit, që konsiderohet si parakusht për zhvillimin e kësaj gare.