1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

S´ka tolerancë? Dhuna kundër grave në Spanjë

Rajnhard Shpigelhauer3 Tetor 2008

Në barazinë e gjinive Spanja në vitet e fundit po ecën me hapa viganë. Ligji i avancuar për barazinë, numri i ministrive në kabinet dokumentojnë vendosmërinë e shoqërisë spanjolle për t´u shkëputur nga imazhi i maçove.

Fotografi për simbolizimin e dhunës kundër grave
Fotografi për simbolizimin e dhunës kundër graveFotografi: picture-alliance/ dpa

Por edhe në familje duhet kryer transformimi dhe këtu kanë problemet e tyre edhe shoqëritë evropiane.

Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka disa ministre në kabinetin e tijFotografi: AP

Trupi ishte mbuluar me goditje thike, dhe kur urgjenca mbërriti në lagjen e vogël Raya de Palancar në perëndim të Madridit, nuk ishin në gjendje të bënin asgjë më për gruan. Ajo kerkonte divorcin, ai e theri me thikë dhe në fund u dorëzua në stacionin e parë të policisë. Akte të tilla janë e përditshme e hidhur në Spanjë, Këtu nuk ka mundur të ndryshojë asgjë as fushatat me plakata dhe në televizion, të cilat duan t´u japin zemër grave.

„Unë i njoh të drejtat e mia, mos e ngre kurrë më dorën kundër meje" thonë disa gra dhe ministria e barazisë gjinore premton „null tolerancë kundër keqtrajtuesve". Por nga dora, që ka ngritur kundër tyre partneri apo burri, kanë vdekur këtë vit 45 gra. Të panumëruara janë aktet e dhunës, të cilat nuk përfundojnë me vdekjen e viktimës."

Në shoqëri po shtohet gradualisht vetëdija, që nuk është e drejta e natyrshme e burrave, për të goditur gratë, apo për t´i shtypur dhe për t´i keqtrajtuar ata. Ky nuk është fenomen që shfaqet vetëm te brezi i vjetër, ku maçizmi është shumë i rrënjosur, thotë psikologja dhe politikanja e nivelit komunal Maria Teresa Gómez-Límon: „Numri i akteve të dhunës në marrëdhëniet, në të cilat partneri është 25 ? apo më të rinj janë shtuar nga viti 2001 deri 2007. Kjo më duket e tmerrshme. sepse kjo do të thotë, se nuk bëhet fjalë vetëm për çifte tradiconale" që po vdesin, siç do të thoshte dikush."

Fotografi për simbolizimin e dhunës kundër graveFotografi: dpa

Gómez-Límon ka shkruar një libër me këshilla për gratë e keqtrajtuara. Titullin në kopertinë mund ta përkthesh përafërsisht, "Kush dashuron, ai vuan", nur dass noch ein fett gedrucktes „nicht" dabei steht. Si eksperte gjyqi ajo shqyrton rregullisht rastet e dhunës shtëpiake. Përshtypja e saj është se shoqëria në përgjithësi bëhet gjithnjë e më e dhunshme - dhe pikërisht çiftet e reja janë shpesh të mbingarkuar: „Has gjithnjë çifte shumë të papjekura. Ata janë seksualisht të pjekur, trupërisht janë të pjekur - por atyre u mungon pjekuria emocionale. Pra ata nuk janë të përgatitur, që të përballojnë situata të caktuara stresi, të cilat i sjell me vete jeta si çift."

Dhe gratë shpesh nuk e kishin të qartë, se janë viktima të shtypjes dhe jo vetëm të dhunës fizike. Në librin e saj gjen një lloj testi për vetveten me pyetje si: „A të fajëson se nuk i qëndron besnike?" apo „A të poshtëron para të tjerëve?" deri te „A beson nganjëherë, se e ke merituar një dënim"?

Edhe qeveria spanjolle do t´u japë zemër grave, për t´u mbrojtur – kështu ajo ka vendosur linjën telefonike falas për gratë në nevojë 016. Mjeku ligjor Miguel Lorente është i ngarkuar për dhunën shtëpiake: „Problemi është se dhuna shtëpiake jo vetëm që është injoruar, por është parë si një e drejtë e natyrshme. Dhe kjo të çon në pasivitet. Dhe nqs ti nuk mbrohesh, dhuna vazhdon dhe në rradhë të parë agresori mund të shpresojë të mbetet pa u dënuar."

Por edhe vendimet gjyqësore nuk mbrojnë më, gjithnjë ka raste që gratë vriten nga partnerët e tyre, megjithesë me vendim gjyqi nuk mund tú afrohen. Policia është e pafuqishme, sepse ajo lejohet të ndërhyjë në rast kërcënimi konkret – por pastaj është shpejt tepër vonë.

Kush tregon kurajo civile dhe vepron kundër dorasit e vë jetën e vet në rrezik. Jesus Neria, profesor i shkollës së lartë në Madrid, hyri në fillim të gushtit në mes, kur pa, se si një burrë në rrugë të madhe goditi partneren e tij, tregon gruaja e tij: „Në shtëpi ai tregonte vetëm, se sa i indinjuar kishte qenë, kur burri e kishte qëlluartë shoqen, edhe kur ajo ishte rrëzuar për tokë. Goditjet, që ai mori vetë, nuk e shqetësonin. Rëndësi për të kishte dhuna kundër gruas, prandaj ai ndërhyri."

Por nga goditjet, që politologu mori nga burri që rrihte gruan e tij, ra pas disa ditësh në një koma, nga e cila nuk është zgjuar ende. Gruaja e keqtrajtuar nuk deshi ta padiste të shoqin. Nuk është çudi, thotë Covadonga Naredo e shoqatës së gruas„Mujeres Progresistas"

„Duhet ta kemi të qartë, se ajo jeton prej kohësh në këtë situatë dhe kjo ka pasoja psikologjike. Ai e ka kërcënuar atë shpesh, e ka sharë dhe e ka qëlluar dhe së bashku me frikën që ajo ka, kjo bën, që ajo nuk do ta pranojë atë që ndodh dhe biles mohon edhe gjërat fare të dukshme."

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW