1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Slloveni: Një parti kundër migrantëve fiton zgjedhjet

4 Qershor 2018

Në zgjedhjet parlamentare në Slloveni, votuesit e dhanë votën për kthesën djathtas të vendit. Qeveria e qendrës së majtë humbi zgjedhjet. Partia më e fuqishme doli ajo konservatore, SDS e ish-kryeministrit, Janez Jansa.

Slowenien Parlamentswahl Janez Jansa
Fotografi: picture-alliance/AP

Partia konservatore SDS e ish-kryeministrit, Janez Jansa doli forca kryesore në zgjedhjet parlamentare në Slloveni të dielën duke fituar 24.4% të votave. Forca e dytë në zgjedhje doli partia anti-sistem e komedianit, Mark Sarec me 12,6% të votave. Partia e kryeministrit të deritanishëm, Miro Cerar doli në vend të tretë me 9,8%. 59 vjeçari Jansa ka bërë të ditur, në rast se do të jetë kryeministri i ardhshëm ai do të izolojë vendin kundrejt refugjatëve. Me këto rezultate priten mjaft vështirësi në krijimin e qeverisë së re në Slloveni. Presidenti i vendit, Borut Pahor ka bërë të ditru se ngarkon fituesin e zgjedhjeve me krijimin e qeverisë së re.

Viktor Orban takon Janez Jansan në LjubljanëFotografi: picture-alliance/EPA/STR

Gjatë dhënies së votës në Ljubljana të dielën, Jansa u shpreh se besoj se do të bëhet hapi i parë, që ta bëjmë "Slloveninë një vend, ku slloveni, siguria e tij dhe mirëqenia e tij dalin në plan të parë." 

Jansa orientohet nga Viktor Orban

Jansa, që ka qenë dy herë kryeministër slloven në vitet 2004-2008 dhe 2012-2013 ka si udhërrëfyes politik, kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Orban bëri fushatë për Janez Jansan në Slloveni. Ai e ka cilësuar Jansan si "garant të mbjetesës së popullit slloven". Gjatë fushatës zgjedhore, Jansa iu referua shpesh krizës së refugjatëve në vitet 2015-2016, kur Sllovenia ishte një vend tranzit për qindra mijëra refugjatë.

 

 

la/(afp, dpa,rtr)