1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Socialdemokrati Klaus Wowereit rizgjidhet kryebashkiak i Berlinit

18 Shtator 2011

Në zgjedhjet për parlamentin e landit në Berlin, socialdmeokrati Klaus Wowereit u rizgjodh për të tretën herë. Ai ka mundësi tani të zgjedhë si partner koalicioni mes partisë ekologjiste dhe asaj kristiandemokrate.

Berli Wahl Wowereit Stimmabgabe
Klaus Wowereit duke votuarFotografi: picture alliance / dpa

Klaus Wowereit mund të vazhdojë të qeverisë në Berlin, por pavarësisht fitores së qartë socialdemokratët kanë pësuar humbje të vogla. Sidoqoftë koalicioni me Partinë e Majta pas dy mandatesh ka marrë fund. Kësisoj Wowereit-it do t'i duhet të zgjedhë tani si partner të ri koaliconi midis Partisë Ekologjiste dhe asaj Kristiandemokrate. Një opcion tjetër do të ishte vazhdimi i koalicionit mes socialdemokratëve dhe Partisë e Majta, por përderisa kjo e fundit ka humbur elektorat duke arritur të marrë vetëm rreth 10% të votave, do të duhej si partner i tretë për formimin e mazhorancës, bashkëpunimi i Partisë së Piratëve.  Kjo është një parti e re, që lufton kryesisht për liri në internet. Kjo parti që deri më sot asnjëherë nuk ka marrë më shumë se 2,1% të votave, është tani e përfaqësuar për herë të parë në parlamentin e një landi.

Socialdemokratët me fitoren në Berlin kanë regjistruar gjithsej suksese në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara sivjet në shtatë lande. Partia e Majta me rezultatin më të dobët që pas ribashkimit do të dalë tani në opozitë.

Rezultatet paraprake

SPD në bazë të përllogaritjeve paraprake të votave ka marrë rreth 28,3% nga 30,8% që ka pasur në zgjedhjet e pesë vjetëve më parë në 2006. CDU-ja, forca e dytë në land ka marrë rreth 23,4% nga 21,3% që ka pasur në zgjedhjet e 2006. Ekologjistët pasojnë me 17,6%, partia e Majta 11,7, Partia e Piratëve me 8,9% dhe FDP-ja me 1,8%, duke mos e arritur kësisoj pragun e përfaqësimit me 5%. Pjesëmarrja në votime ishte gati 59%. Gjithsej u ishte bërë thirrje të japin votën 2,47 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Kancelarja Angela Merkel (CD) dhe zëvendëskancelari Philipp Rösler (FDP)Fotografi: dapd

Humbje e rëndë për liberal-demokratët

Partia liberal-demokrate pësoi humbjen e pestë në zgjedhjet e zhvilluara gjatë këtij viti për parlamentet e landeve. Në Berlin liberal-demokratët pësuan humbjen më të rëndë qysh pas ribashkimit të Gjermanisë. Një prezantim dinjitoz në parlamentin e ri të Berlinit ka siguruar për herë të parë në Gjermani partia e re e ashtuquajtur partia e Piratëve. Nisur nga fakti që ekologjistët kanë fituar elektorat ka shumë gjasa për pjesëmarrjen e tyre në koalicion. Por i mundshëm është edhe koalicioni me kristiandemokratët.

Kryeqyteti me probleme

Berlin Krawalle ausgebranntes AutoFotografi: picture alliance/ZB

Në dy periudhat e fundit legjislative Berlini është qeverisur nga koalicioni mes socialdemokratëve dhe partisë e Majta. Në këtë periudhë senati është përballur me problemet e kryeqytetit, që kishin të bëninpjesërisht me pasojat e ndarjes prej disa dekadash, pavarësisht përpjekjeve pë rreforma dhe kursime, këto probleme ende nuk janë kapërcyer. Landi i Berlinit ka hyrë në borxhe në vlerën gati 64 miliardë euro. Me 13,3% kryeqyteti ka kuotën më të lartë të papunësisë në Gjermani. Berlini ka numrin më të madh të qytetarëve që jetojnë me asistencë sociale. Imazhet e sulmeve brutale nëpër metro dhe makinat që digjen shokojnë opinionin brenda dhe jashtë landit të Berlinit. Këto probleme kanë karakterizuar edhe luftën elektorale, që në përgjithësi ishte e zbehtë.

Autor: Vilma Filaj-Ballvora (dpa)

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW