1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sondazhi për korrupsionin: Shqipëria në vendnumëro

Arben Muka30 Mars 2007

Doganierët, tatimorët, mjekët, gjyqtarët dhe parlamentarët janë kategoritë më të korruptuara në perceptimin e publikut në Shqipëri. Presidenti, klerikët dhe ushtarakët janë më të besueshmit

Protestë kundër korrupsionit në Tiranë
Protestë kundër korrupsionit në TiranëFotografi: AP Photo

Ky është rezultati i një sondazhi që ka bërë prezent Instituti për Kërkim dhe Alternativa Zhvillimi i mbashtetur nga mabasada e SHBA-ve në Tiranë. Duke iu referuar sondazhit që ka ngjallur reagime në opinionin vendas media dhe shoqëria civile janë në pararojë të luftës kundër korrupsionit këtij fenomeni të rëndë të tranzicionit rreth 1 dekadë e gjysëm në Shqipëri.

Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri? Kjo pyetje që iu është bërë qytetarëve ka marrë një përgjigje plot duf dhe pakënaqësi nga mbi 80 përqind e të pyeturve: "Shumë i përhapur". Madje dhe mbi 70 pqërqind e punonjësve të administratës publike kësaj pyetje i janë përgjigjur po në të njëtën mënyrë.

Autorët e sondazhit, punonjës të Institutit për Kërkim dhe Alterantiva për Zhvillim, të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në pyetsorin e tyre kanë specifikuar edhe më shumë perceptimin e publikut për korrupsionin duke marrë mendim për kategori të vecanta të administratës, institucioneve dhe shoqërisë.

Sipas drejtorit të Institutit, Auron Pasha, më të korruptuar në perceptimin e publikut janë doganierët, tatimorët mjekët, gjyqtarët dhe parlamentarët, ndërkohë që më të ndershëm rezultojnë të jenë Presidenti, klerikët e besimeve të ndryshme, e ushtarakët.

Një e dhënë interesante e sondazhit që ka ngjallur mjaft reagime në opinion është se besimi i publikut tek institucionet dhe agjensitë publike që merren me luftën kundër korrupsionit është i ulët, ndërkohë që media dhe shoqëria civile për qytetarët janë në pararojë të luftës kundër këtij fenomeni.

Për ambsadoren e SHBA-ve në Tiranë, Marsi Ris "sondazhet janë të rëndësishme, pasi ato matin perceptimin e publikut dhe përparimin e një fenomeni të caktuar. Në rastin e korrupsionit synimi i tyre është që të mbajnë personelin në administratë në mënyrë të përgjegjshme. Sondazhet kanë rëndësi dhe për formëzimin e politikave, mjet për të promovuar përparimin, ti shërbejnë forcimit të institucioneve vendase."

Jo vetëm SHBA por dhe nga vendet e BE-së janë finacuar shumë programe të veçanta për luftën ndaj korrupsionit në administratën e çdo niveli në Shqipëri. Sondazhi i Institutit për Kërkim dhe Alterantiva për Zhvillim për të marrë perceptimin e publikut për nivelin e korrupsionit në Shqipëri gjatë vitit 2006 u organizua duke pyetur 1200 qytatarë, si dhe 600 punonjës të administratës publike.