Soros braktis Budapestin
20 Prill 2018Shoqëria e Hapur e fondacionit Soros do të mbyllë zyrat e saj në Budapest dhe pritet të hapë një degë të re në Berlin. Kjo pritet të realizohet në verë bën të ditur gazeta austriake, "Die Presse".
Kryeministri hungarez, Viktor Orban e bën përgjegjës miliarderin George Soros për një plan të organizuar për infiltrimin në Europë të emigrantëve myslimanë nga Afrika dhe Lindja e Afërt. Institucionet, që miliarderi financon, ndër to Universiteti Qendror Europian në Budapest, sipas Orban, janë vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim. Prova për këto akuza Orban nuk ka sjellë.
Një shije antisemitiste
Në verën e vitit 2017 në të gjithë Hungarinë gjeje pllakate "Stop Soros" me paralajmërime nga 87 vjeçari. Një ligj përkatës me emrin "Stop Soros" me gjasë do t'ua bëjë më të vështirë punën organizatave joqeveritare në Hungari. Kjo fushatë ndeshi në kritika ndërkombëtare, sepse mban një shije antisemitiste, sepse Orban e prezanton Sorosin si simbol të "elitës botërore" dhe spekulant "pa atdhe".
Soros, një i mbijetuar i Holokaustit e ka vënë pasurinë me biznesin në bursa. Prej disa dekadash ai mbështet iniciativa dhe organizata që angazhohen për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
la/(rtr, afp,dpa)