1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Specat shqiptarë me interes për tregun botëror?

Aida Cama14 Tetor 2005

Në Anuga, panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore, ekspozuan produktet e tyre edhe katër kompani nga Shqipëria. Anuga u mbajt nga 8 deri 12 tetor.

Anuga 2005- Një botë e tërë me ushqime
Anuga 2005- Një botë e tërë me ushqimeFotografi: DW

Jemi duke hyrë në Anuga, Panairin borëror të ushqimit, që është hapur në Këln. Me librat oprientues në dorë kërkojme stendën shqiptare. Ajo ndodhet në katin e parë në stendën numer pesë.
Në dy fqet e stendës është shkruar kuq e zi "Albanien". Përkrah ndodhen dy vitrina xhamit ku janë rradhitur kavanozë të ndryshëm. Ngjyra që dominon është e kuqja, mbase për shkak të pranisë së madhe të specave gogozhare. Në tavolinën informuese ndodhet një grua.

"Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në Anuga, panairin më të madh botëror të ushqimeve. Shqipëria merr pjese jo si vizitor por si prezantues", thotë ajo dhe prezantohet si Valbona Paluka Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së Konsumatorëve në Tiranë.
Valbona na shpjegon çfarë përmbajnë kavanozët e sjellë nga Shqipëria në Anuga:
"Në panair janë përfaqësuar katër kompani shqiptare, që merren me përpunimin e fruta perimeve dhe prodhimin e llojeve të ndryshme të kompostove, reçelnave, marinadave, marmaladave etj".

Valbonës i duhet të largohet sepse një njeri është afruar me interes në tendën "Albanien". Në këtë morri prodhimesh të ekspozuar nga 6300 prodhues nga 108 vende të botës, duket sikur kërkush nuk do të kishte interes për prodhimet e konservuara shqiptare. Valbona vazhdon bisedën me bashkëbiseduesin, i cili del se është një tregtar hollandez i interesuar për perimet shqiptare, meqenëse merret me shitblerjet e perimeve të ngrira. Ai informohet për sasinë e prodhimeve, mundësinë e transportit, mban shënime lë kartvizitën e vet dhe largohet.
Valbona kthehet dhe vazhdon të tregojë: "Natyrisht realizimi i lidhjes së kontratave, në pjesëmarrjen sidomos për herë të parë në një panair të tillë, do të ishte një ëndërr. Por të gjitha këto kontakte na japin ne përshtypjen e mirë dhe na inkurajojnë që produktet tona, megjithëse ishim për herë të parë në këtë panair, tërheqin interesin dhe vëmendjen. Tërheqin vëmendjen jo vetëm të vendeve të mëdha siç është Rusia, që ka vërtet uri të madhe për produkte të tilla, por edhe nga Europa dhe Gjermania ka patur interes për produktet tona".

Këtu në stendën shqiptare të Anugës janë prezantuar prodhime të katër firmave: Kompanitë En&Zy nga Kavaja, Kampion nga Shkodra, Sejega nga Tirana dhe Shpiragu nga Berati.

"Në përgjithësi industria përpunuese e fruta perimeve prodhon këto produkte që janë paraqitur këtu pamvbarësisht se këtu janë paraqitur vetëm katër kompani që janë pjesëtare të shoqatës së agropërpunuesve shqiptare", shpjegon Valbona Paluka, që është po ashtu Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së agropërpunuesve shqiptarë.

Ne bëjmë tregëti me Shqipërinë, thotë një tregtar turk. "Ne ekspoprtojmë fasule të bardha në Shqipëri dhe kemi interes të blejmë prodhime nga Shqipëria". Ndërsa një tjetër është duke kërkuar speca djegës.

I lemë tregëtarët dhe ekpozuesit e Anugës të vazhdojnë bizneset e tyre dhe largohemi duke shpresuar se në Anugën e Parisit, vitin tjetër Shqipëria do ofrojë më shumë prodhime.