1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spiralja e dhunës sektare në Irak nuk ka të ndalur

21 Qershor 2007

Bagdad: Dhuna sektare vazhdon edhe më tej në Irak. Të paktën 78 të vrarë dhe më shumë se 200 të plagosur është bilanci në sulmin më të fundit në një xhami shiite në Bagdad. Për shpërthimin e kamionit me bombë dyshohet se përgjegjës janë Al-Kaida apo militantët sunitë. Në zhvillime tjera, ushtria amerikane ka vazhduar ofensivën kundër militantëve të Al-Kaidës, duke vrarë 30 pjesëtarë të saj.