1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sportistët që mbajnë Ramazan

Lori Herber/Amarildo Topi2 Gusht 2013

Agjërmi nga shumë specialistë të sportit shihet si problematik, por jo për sportistët myslimanë. Për ta është një provë tjetër e vështirë, ndërkohë që ekspertët thonë se kjo është e dëmshme për muskujt e tyre.

Fotografi: DW/L. Herber

Süleyman Baysal stërvitet në fushën Arminia Hassel në Gelsenkirchen, ndërkohë që dielli është i fortë. Prej 15 orësh ai nuk ka pirë as ujë e as nuk është ushqyer. Ai nuk ndalon stërvitjen edhe kur mban Ramazan.

"Gjithmonë dëgjoj të njëjtën fjali 'Nuk ke nevojë për një pije?'" thotë Baysal. Por përgjigja është e njëjtë: "Unë nuk kam nevojë të pij tani. Me të vërtetë jo." Rreth katër milion myslimanë jetojnë në Gjermani dhe sipas Këshillit Qëndror të Myslimanëve rreth 94% e tyre mbajnë Ramazan. Baysal ka agjëruar në dhjetë vitet e fundit.

Shembull nga profesionistët

Baysal prish agjërimin me famlijen e tij rreth orës 9 të mbrëmjes dhe vë orën në alarm për në orën tre të mëngjesit për të pirë një litër uji përpara lindjes së diellit. Gjysma e shokëve të tij të skuadrës YEG Hassel, agjërojnë gjithashtu. Baysal është trajner i një sukadre më djem të moshës 9-10 vjeç dhe ata respektojnë këtë vendim të trajnerit të tyre.

Baysal thotë se lojtarët e rinj fshehin shishet e ujit në mënyrë që ai mos t'i shohi duke pirë. "Unë u them se nuk është nevoja të bëjnë një gjë të tillë, por ata janë shumë miqësorë."

Në vitin 2010, Federata Gjermane e Futbollit dhe Këshlli Qëndror Mysliman deklaruan se sportistët mund të mos mbanin Ramazan, por sërish shumë prej tyre kanë zgjedhur të bëjnë një gjë të tillë, si p.sh lojtari i Bayern Munchen Franck Ribéry."Ka lojtarë që luajnë në liga profesionste dhe bëjnë stërvitje tre herë në ditë, por kjo nuk i pengon të agjërojnë. Ata janë idhuj për mua," thotë Baysal.

Süleyman BaysalFotografi: DW/L. Herber

Plan special stërvitjeje

Në studion e arteve marciale Wing Tsun në Duisburg-Walsum, Oguzhan Batar bën rregullisht stërvitje. Babi i tij është pronar i studios dhe 23 vjeçari trajnon ata që vijnë këtu.

Për Batar, ky Ramazan është i ndryshëm. Ai po përgatitet të marrë pjesë në një konkrus profesionist bodybulding në prill dhe nuk mund të rrezikojë duke humbur masë muskulore deri atëhere. 2Pjesmarrja në këtë konkurs ka qenë një ëndërr fëmijërie, prandaj kam vendour që të mos agjëroj këtë vit," thotë Batar.

Gjysma e klientëve të tij janë me Ramazan, prandaj ai duhet të përgatisë një trajnim të veçantë, që bazohet më shumë në teknikë se sa në forcë. Nga ekseperienca personale Batar e di se agjërimi dhe stërvitja, nuk shkojnë mirë bashkë. "Kur nuk agjëron mund të ngre lehtësisht një peshë 80 kg disa herë, por gjatë agjërimit kam vështirësi të ngre 60 kilogram"” thotë bodybuilderi.

Agjërmi dobëson muskujt

Gjatë Ramazanit, batar thotë është e pamundur të vesh muskuj, pasi trupi ushqehet me rezervat e tij. Dr. Mathias Riedl, pjestar i Shoqatës së Specialisitëve të Ushqimit është dakord më këtë thënie. Sipas tij trupi duhet të konsumojë një gram proteina për çdo kilogram të trupit të tij dhe kjo duhet të ndahet rregullisht gjatë tre vakteve.

"Bodybuilding është në varësi të proteianve që merren përpara trajnimit dhe dy orë pas tij," vazhdon Riedl. Prandaj Batar këshillon klientët e tij të ushtrohen përpara thyerjes së agjërmit. Për të parandalaur dehidratimin, dhimbjet e kokës dhe ngërçet e muskujve, ai këshillon stërvitje nga 45 minuta deri në 1 orë. "Kombinimi i stërvitjes me Ramazanin e shtyn trupin në limitet e tij," thotë Batar.

Oguzhan BatarFotografi: DW/L. Herber

Muaj lutjesh

Futbollisti Baysal thotë se agjërimi të pastron trupin nga toksinat, ndërsa Riedl është kritik. "Ata që agjërojnë për disa ditë apo për disa javë vetëm sa dëmtojnë muskujt e tyre. Agjërimi nuk ka asnjë efekt pozitiv," thotë ai.

Pavarësisht kontestimeve Ramazani është një nga pikat kryesore të Islamit. Agjërimi bëhet për të kujtuar se si jetojnë të varfërit, të cilët nuk mund të hanë bukë përditë thotë Batar. "Arsyeja është thjesht të kuptohen nevojat e njerëzve të tjerë, çfarë do të thotë të mos keshë asgjë dhe të vlerësosh atë qe ke."

Baysal e përballon urinë e tij duke u fokusuar në eksperiencën shpirtërore. "Agjërimi është një lloj lutje, që ti e bën për 15-16 orë. Pra ti je i lidhur me Zotin 15-16 orë," thotë ai.