Sportistet kryesojnë listën e medaljeve në Tokio
11 Gusht 2021Ekipi gjerman shënoi në Lojërat Olimpike të Tokios bilancin më të keq sa u takon medaljeve që nga viti 1990. Në tabelën e medaljeve Gjermania renditet në vendin e nëntë, pas Holandës dhe Francës.
Zhgënjyese ishin veçanërisht rezultatet në hendboll, volejboll në plazh dhe hokej, ku pritshmëritë ishin të mëdha. Në Tokio Gjermania fitoi dhjetë medalje ari, njëmbëdhjetë argjendi dhe gjashtëmbëdhjetë bronzi.
Suksesi më i madh u takon femrave që fituan shtatë nga dhjetë medalje e arit, ndërsa meshkujt arritën të fitonin vetëm tre.
Edhe për ekipin e SHBA-së i cili fitoi numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Olimpike të Tokios, gjithsej 113 ndër to 39 medalje ari, shumicën e medaljeve e fituan femrat.
Sportistet amerikane fituan gjithsej 66 medalje duke udhëhequr në ekipin përfaqësues të SHBA-së. Ato gjithashtu shënuan disa momente të paharrueshme në Olimpiadë. Ekipi i basketbollit fitoi për të shtatën herë radhazi medaljen e artë duke mposhtur basketbollistet japoneze, skuadra e vaterpolos fitoi medaljen e artë për të tretën herë radhazi, kurse ekipi i volejbollit fitoi medaljen e parë të arit.
Gjatë Lojërave Olimpike të Tokios tri vende fituan gjithashtu për herë të para medaljet olimpike: Burkina Faso, Turkmenistani dhe San Marino.