Stadiumet për Kampionatin Europian 2020
22 Shtator 2014Stadiumet për Kampionatin Europian 2020
Për herë të parë në historinë e kampionateve europiane të futbollit turneu do të zhvillohet në 13 stadiume në 13 vende të ndryshme europiane. Ja cilët janë këto stadiume...
Londër - Stadiumi Wembley
Finalja në Londër! Me 90.000 vende stadiumi i rikonstruktuar Wembley ishte më i madhi ndër stadiumet konkurruese. Edhe nëse rrezatimi prej historisë së "Old Wembley" e ka humbur paksa shkëlqimin, ai megjithatë mbetet një stadium impozant. Tifozët angelzë në "stadiumin e tyre" do të ndjekin dy ndeshjet e gjysmëfinales dhe finalen e EURO 2020. Nëse Anglia do të jetë pjesë e këtyre ndeshjeve...?
Mynih - Allianz Arena
Allianz Arena është krenaria e FC të Bajenrit të Mynihut. Si një stadium thjeshtë futbolli i ndërtuar me një kapacitet prej 67.812 vendesh ai u përgjigjet standardeve më të larta të UEFA-s. Një atraksion është mbulesa e ndriçuar në formë ovale e stadiumit. Në EURO 2020 në Mynih do të zhvillohen tri ndeshje të raundit të parë dhe një ndeshje e çerekfinales.
Rom – Stadiumi Olipmik
Stadiumi Olimpik në Romë ka 72.700 vende, por tani ai duhet restauruar. Në 1987 në këtë stadium u zhvillua Kampionati Botëror i Atletikës dhe në 1990 Kampionati Botëror i Futbollit. Ky ishte stadiumi i suksesit për kombëtaren gjermane në Kampionatin Europian 1980 në ndeshjen ndaj Belgjikës dhe në 1990 ndaj Argjentinës. Në Romë do të luhen ndeshjet e raundit të parë dhe një ndeshje e çerekfinales.
Baku - Stadiumi Tofik Bahramov
Stadiumi kombëtar i Azerbajzhanit aktualisht ofron 31.200 vende. Klubi i Futbollit Baku dhe Neftci Baku luajnë këtu. Ekipi i kombëtares së Azerbajzhanit ka luajtur këtu për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Veç kësaj stadiumi u përdoror edhe për ndeshjet ndërkombëtare të klubit të futbollit Qarabag Agdam në Europa League. Në Baku do të luhen tri ndeshje grupi dhe një e çerekfinales.
St. Petersburg - Gazprom-Arena
Në vitin 2017 për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi do të jetë gati stadiumi Arena Gazprom në St. Petersburg. Arena do të ketë rreth 62.000 vende dhe do të ndërtohet në vendin e stadiumit të vjetër Kirov, që u shemb në vitin 2006. Kostoja e ndërtimit do të jetë rreth 930 milionë euro. Arena 2020 do të jetë vendi, ku do të zhvillohen tri ndeshje grupi dhe një ndeshje e çerekfinales.
Kopenhagen – Parken
Danimarka merr pjesë në EURO 2020 me stadiumin Parken në Kopenhagë, që është pak i vogël me 38.076 vende. Por infrastruktura e mirë e qytetit dhe koncepti modern përreth stadiumit ishin bindëse. Në ndeshjen e provës me rastin e inagurimit të këtij stadiumi në 1992 Gjermania fitoi ndaj Danimarkës 2:1. Në Kopenhagë zhvillohen tri ndeshje të raundit të parë dhe një ndeshje e gjashtëmbëdhjetëshes.
Dublin - Stadiumi Aviva
Stadiumi Aviva në Dublin ka 51.711 vende. Krahas ekipit kombëtar irlandez ky stadium përdoret edhe nga ekipet vendase irlandeze të Rugby. Në vitin 2011 këtu u zhvillua finalja e kupës së UEFA-s. Stadiumi në formën e një patkoi është gjithashtu vendi, ku organizohen shumë koncerte. Në Irlandë në vitin 2020 do të luhen tri ndeshje të raundit të parë dhe një nga ndeshjet e gjashtëmbëdhjetëshes.
Amsterdam - Arena Amsterdam
Arena Amsterdam është ndër stadiumet më moderne dhe më novatore në radhët e konkurruesve. Ajo ofron 52.960 vende. Arena ka një çati të lëvizshme dhe është e pajisur me drita speciale, që kontrollojnë rritjen e barit. Arena ka qenë në dispozicion edhe për ndeshjet e EURO 2000. 20 vjet më vonë në Amsterdam do të luhen tri ndeshje të radunit të parë dhe të gjashtëmbëdhjetëshes.
Bukuresht – Stadiumi kombëtar
Stadiumi i ri kombëtar në Rumani është ndërtuar në vitin 2008 pikërisht në vendin, ku ndodhej në 1953 stadiumi i vjetër kombëtar. Ai ofron vend për 55.600 spektatorë dhe mund të zgjerohet deri në 63. 000 vende. Në arenë zhvillohen ndeshjet e ekipit kombëtar. Në EURO 2020 do të luhen këtu tri ndeshje të raundit të parë dhe të gjashtëmbëdhjetëshes.
Bilbao - San Mames
Stadiumi San Mames është që nga viti 2013 atdheu i ri i ekipit të ligës së parë spanjolle Athletic Bilbao. Stadiumi u ndërtua mbi bazën e stadiumit të vjetër San Mames të 1913. Kapaciteti i stadiumit është 53.332. Për ndeshjet ndërkombëtare janë në dispozicion vetëm 50.000 vende. Në EURO 2020 spektatorët në San Mames do të ndjekin tri ndeshje të raundit të parë dhe një të gjashtëmbëdhjetëshes.
Budapest - Stadiumi Ferenc-Puskas
Në stadiumin, që mban emrin e njërit prej futbollistëve më të miirë të Hungarisë, zhvillon shumicën e ndeshjeve në vend ekipi i kombëtares. Stadiumi ka 56.000 vende. Për ndeshjet ndërkombëtare janë në dispzicion vetëm 41.500 vende. Edhe këtu në 2020 do të zhvillohen tri ndeshje grupi dhe një e gjashtëmbëdhjetëshes.
Glasgou - Hampden Park
Arena që aktualisht ofron vetëm 52.500 vende për vite konsiderohej si stadiumi më i madh në botë, derisa u hap në vitin 1950 stadiumi Maracana në Rio de Janeiro. Në Hampden Park zhvillohen edhe ndeshjet në vend të ekipit të kombëtares. Në 2020 këtu do të luhen tri ndeshje të raundit të parë dhe një e gjashtëmbëdhjetëshes.
Bruksel - Stadiumi i ri kombëtar
Brukseli do të ketë një stadium të ri kombëtar për EURO 2020. Ai do të zëvendësojë stadiumin König-Baudouin, vendi ku u zhvillua EURO 2000 dhe me 50.000 vende ka qenë deri më sot stadiumi më i madh i Belgjikës. Brukseli në 2020 pret tri ndeshje grupi dhe një të gjashtëmbëdhjetëshes.