1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Standartet perëndimore nuk vlejnë në Rusi

19 Maj 2007

Temat: Samiti Bashkimi Evropian Rusi, Qeveria e re franceze, dorëheqja e Wolfowitzit

Takimi EU-Rusi në Samara
Takimi EU-Rusi në SamaraFotografi: AP

Samiti Bashkimi Evropian Rusi në Samara përfundoi me konfirmimin e qëndrimeve të ndryshme në problemet dypalëshe

"Thüringer Allgemeine" shkruan për takimin:

"Putini fton Evropën në samitin në Vollga ndërsa në shtëpitë e tyre në Moskë opozitarëve u merren pasaportat. Gjithsesi nën Brezhnjevin do të kishin përfunduar mënjëherë në internim. Përparimi politik në Rusi ecen si kërmilli. Kështu mbetet një moment i padëshëruar për Putinin, kur kancelarja gjermane e paralajmëron me të drejtë, të ruajë standartet demokratike. Angela Merkel do të bënte mirë të hiqte dorë këtu nga formulimet e mirësjelljes. Të zbusësh punë nuk vlen, kur dikush mendon se po dikton nga pozicioni i të fortit."

"Kölner Stadtanzeiger":

"Grindja për mishin ka nxjerrë në pah vetem një bllokadë, e cila faktikisht ekzistonte edhe më parë. Nga njëra kemi një Evropë, e cila me gjithë deklaratat e forta politike funksionon gati vetem si bashkësi tregtare dhe perceptohet vetëm si e tillë nga Rusia. Nga ana tjetër kemi një Rusi, që e inspiruar nga miliarda dollarët nga eksportet e lëndëve të para, kthehet në traditat e veta në sjellje dominante, imperiale dhe arrogante ndaj shteteve më të dobëta fqinje dhe tek qeverisja autoritare në vendin e vet, që pengon bashkësinë e vlerave me Evropën dhe partneritetin politik."


"Abendzeitung" e Mynihut shkruan:

"Rusia kerkon konfrontim aq fort si jo më që prej luftës së ftohte. Në disa pika zemërimi i Kremlinit është i kuptueshem si në çështjen se përse qeveria e Bushit do te stacionojë me argumenta të dyshimta raketa përreth Rusisë. Në pika të tjera është fjala për politikë të ftohtë për pushtet të një perandorie gjigande, vetëdija e së cilës është rritur pakufi me çmimin e naftës. Një perandori, që terrorizon si do të dojë, vendet e vogla fqinje dhe kritikët e fshehtë dhe nuk do të kuptojë aspak se përse për të tjeret ky është një problem."

"Main-Echo" Aschaffenburg:

"Perfeksionin e pengon vetem sjellja brutale me çdo opozitë kundër shtetit të përbashkët. Nga ana tjetër standartet perëndimore nuk vlejnë në Rusi. Putini vetë përmendi shembullin e thelbit tatar. Si rezultat prepotenca e treguar publikisht nga presidenti mbështetet fort nga shumica ruse. Për të nuk bëhet fjalë për simpati, por në rradhë të parë për prestigjin frikëndjellës në bote."

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" :

"Në Vollga dolën në pah ata kundërshti të interesave dhe në konceptimin e shtetit, pesha e të cilave deri tani shpesh është minimizuar nga ana perendimore. Rusia është distancuar nga BE, keshtu që është bërë më e vështirë, të kaperchet distanca drejt saj. Falë mënyrës direkte të Putinit edhe në pjesën perendimore të BE-së gjithnjë e më shumë politikanë po e kuptojnë, se cfarë qënie është pushteti i rilindur në Lindje, çfare ka ndermend dhe çfarë e bën pershtypje, vetem forca. Në raport me të duhet vetem të vleresosh pa emocione, se ku perputhen interesat dhe ku jo, ku është i mundur bashkëpunimi dhe ku nuk duhet spostuar asnjë milimeter. Fillimi për këtë realizëm të ri në politikën ruse është bërë tashmë."

"Märkische Allgemeine" Potsdam shkruan për dorëheqjen e shefit të Bankës Botërore Paul Wolfowitz:

"Po të kishte qenë shtyrja e dorëheqjes së paevitueshme një disiplinë sportive, do ta kishe quajtur Paul Wolfowitzin kampion. Ai e ka çuar në një nivel komplet të ri refuzimin e realitetit. Ai besonte seriozisht se mund të qëndronte president i Bankës Botërore. Që shoqes së tij ia kishte ngritur rrogën me 46 përqind, në sytë e tij nuk ishte motiv i mjaftë, për të cilin donin ta largonin nga puna. Dhe me këtë kishte të drejtë. Sepse kritika ndërkombëtare dhe mosrespekti i brendshëm kishin me të vertetë arsye të tjera. Për shumë në Bankën Botërore Wolfowitz ishte që në fillim i urryer si ideator i luftës në Irak dhe zëvendes i Rumsfeldit. Afera me ngritjen e rroges erdhi më pas.


"Südeutsche Zeitung" shkruan për qeverinë e re franceze:


"Kryeministri Francois Fillon, i shperblyer për besnikërinë e tij në kohë të vështira mund të fillojë me punën e tij administrative. Sepse njeriu, i cili ka drejtuar fitoren elektorale të Sarkozys, është vetem një zbatues në postin e kryeministrit. Presidenti Sarkozy jo vetem do të vendos drejtimin e politikës, ai bën politikën, sic ështe mësuar në kohë, kur ka qenë minister."

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW