1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinbrück për Beck-un si kandidat për kancelar i SPD-së

14 Korrik 2007
Zëvendëskryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane, ministri i financave Peer Steinbrück, është shprehur në favor të kryetarit të partisë Kurt Beck si kandidat për kancelar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Beck përfaqëson më së miri spektrin e cilësive që duhet të zotërojë një kandidat socialdemokrat për kancelar, tha Steinbrück për gazetën 'Süddeutsche Zeitung'. Kundër sondazheve të këqija aktuale për Partinë Socialdemokrate vepron më mirë theksimi me vetëbesim i sukseseve në qeverisje, tha më tej Steinbrück.