1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier: Analizë kritike misionit në Afganistan

30 Qershor 2007
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e pandryshuar të misionit të ushtrisë gjermane në Afganistan. Me zgjatjen e mandatit të ushtrisë gjermane në vjeshtë është koha të shtrohet edhe pyetja se në cilin sektor do ta vazhdojë Gjermania angazhimin e vet në Afganistan si dhe nëse do ta ndryshojë atë, i tha Steinmeier Deutsche Welle-s. Ai la të hapur se cilës pjesë të misionit po i referohej. Duhet shmangur perceptimi i pranisë së ushtrisë gjermane si formë pushtimi, tha ai.