1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier: Arti dhe kultura janë ushqim

1 Maj 2020

Presidenti i Gjermanisë tha se kërcënohet ekzistenca e shumë artistëve. Koncertin për Evropën e luajti vetëm një pjesë e Berliner Philharmoniker përpara një salle të zbrazët të Filarmonisë së Berlinit.

Deutschland Bundespräsident Steinmeier Coronavirus Videobotschaft
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Denzel

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës edhe në kohë krize. Në një kuptim shumë të mirëfilltë, ato janë ushqim, tha Steinmeieri me rastin e një koncerti për Evropën të Berliner Philharmoniker. Ekzistenca e shumë artistëve aktualisht kërcënohet dhe ai shpreson se do të ketë ndihmë për ta.

Më tej, Presidenti i Gjermanisë Steinmeier bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar. Vetëm me mbështetje të ndërsjellë mund të kapërcehen vështirësitë e krizës Corona, tha ai. Për të qenë në gjendje të që të zbatonte të gjitha rregullat e ruajtjes së distancës, koncertin për Evropën e luajti vetëm një pjesë e orkestrës përpara një salle të zbrazët të Filarmonisë së Berlinit. Koncerti u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e parë televiziv gjerman ARD dhe në internet.