1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier: Deutsche Welle qëndron për pluralizëm, demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Miodrag Soric 21 Shtator 2007

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinemier vizitoi të premten Deutsche Wellen në Bonn. Drejtori i programeve, Miodrag Soric, pati rastin të zhvilloi një bisedë me të.

Ministri i jashtem gjerman Frank-Walter SteinmeierFotografi: DW/F.Craesmeyer
undefined

Deutsche Welle: Zoti Steinmeier, javën e ardhshme ju do të merrni pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Mbi cilat tema do të diskutoni atje?

Frank Walter Steinmeier: Fatkeqëasisht, ashtu si edhe gjatë viteve të fundit, mbi reformën e OKB-së. Ju e dini se deri tani janë shtruar njëmijë e një propozime për të reformuar Kombet e Bashkuara. Besoj se të gjithë e dinë se kjo organizatë duhet të jetë më efikase, sesa aktualisht dhe se financimi duhet të kryhet mbi baza më stabile. Përveç kësaj teme do të flasim sigurisht mbi politikën e energjisë. Sekretari i Përgjithshëm na ka ftuar në një bisedë mbi politkën e klimës dhe të energjisë. Ne e përshëndesim këtë fakt, sepse mendoj se përpjekt mbarëbotërore për të kufizuar ngrohjen e tokës mund të kenë sukses vetëm po u koordinuan nga OKB-ja. Ne presim me interes konferencën e Balit dhe do të bashkëpunojmë në mënyrë intensive, që të arrimjë brenda dy viteve të ardhshme një marrëveshje që do të zëvendësojë marrëveshjen e Kyotos.

Aktivitet i Deutsche Welles "Dialog me botën"Fotografi: DW

Deutsche Welle: Cilin rol do të luajën tema Iran?

Frank Walter Steinmeier: Tema Iran do të luajë një rol të rëndësishëm, sidomos kur presidenti i Iranit të flasë përpara Asamblesë së Përgjithshme. Në prag të konferencës së OKB-së, do të zhvillohet një takim gjashtëpalësh: 3 evropianet plus Rusia, Kina dhe SHBA-s do të mendojnë së bashku se si do të vazhdohet në të ardhmen. Ne do të analizojmë gadishmërinë e Iranit për bashkëpunim me Agjensinë ndërkombëtare atomike, dhe do t´ja bëjmë të qartë këtij vendi se nuk do te tolerojmë që ai të armatoset në mënyrë bërthamore apo të zhvillojë armë të tilla. Mendoj se pikërisht zhvillimet e viteve të fundit na kabë bërë të qartë se duhet të angazhohemi për t´i reduktuar armët nukleare. Ky zhvillim nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë në drejtim të kundërt.

Deutsche Welle: Rusia nuk do t´i përmbahet marrëveshjes për çarmatosje. Ju e filluat iniciativën, Rusia reagon ende e distancuar. Cilat janë hapat e mëtejshëm?

Frank Walter Steinmeier: Varet nga zhvillimet për të cilat sapo folëm. Unë kam përshtypjen se ne aktualisht po vëmë në pyetje të gjithë arkitekturën për çarmatosje që kemi zhvilluar së bashku. Sidoqoftë po përpiqemi që bashkësia ndërkombëtare të reagojë me përgjegjësi. Ne i kemi futar të gjitha vendet që e kanë nënshkruar marrëveshjen për çarmatosje në Berlin, ku do të diskutojmë së bashku se si mund ta shpëtojmë sistemin e kësaj arkitekture. Rusia do të marrë pjesë në takimin e Berlinit. Ky është hapi i parë pozitiv.

Deutsche Welle: Zoti ministër, cilin rol luan Deutsche Welle në punën e mediave dhe kulturës së jashtme sipas mendimit tuaj?

Frank Walter Steinmeier:Për mua një rol qëndror. Dua të përfitoj nga rasti që të theksoj se Deutsche Welle është shumë e rëndësishme për ne, sepse është përditë prezente edhe në ato rajone ku ne si ministri e jashtme nuk mund të shkojmë dot shpesh. Dhe gëzohem që Deutsche Welle qëndron çdo ditë për pluralizëm, demokraci dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Mendoj se është e domosdoshme që kjo të thuhet sa më shpesh.