Steinmeier: Jo lidhje mes pranisë ushtarake dhe pengjeve
28 Korrik 2007Reklamë
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka paralajmëruar që zgjatja e mandatit të ushtrisë gjermane në Afganistan të mos lidhet me pengmarrjen e fundit. Shtabi i krizës në ministrinë e jashtme po punon intensivisht për lirimin e pengut të dytë, i tha Steinmeier gazetës 'Sächsische Zeitung'. Pavarësisht përvojës tragjike nuk duhet hequr dorë nga arritjet e Gjermanisë këto pesë vjet, si rindërtimi ekonomik dhe ai social, tha ai. Njerëzit në Afganistan vazhdojnë të llogarisin me ndihmën gjermane, theksoi Steinmeier. Rezultatat e autopsisë së kufomës së inxhinierit 44 vjeçar priten javën e ardhshme.