1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Shqipëria partner me rëndësi i Gjermanisë dhe BE"

1 Dhjetor 2022

Gjermania dhe Shqipëria do të përforcojnë lidhjen e vaçantë të tyre, tha presidenti gjerman Steinmeier pas një takimi me homologun e tij, Bajram Begaj.

Albanien | PK Steinmeier und Begaj in Tirana
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi të enjten  (01.12) në Tiranë se Gjermania dhe Shqipëria "do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes tyre.”

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ai e cilësoi Shqipërinë një ”vend mik dhe partner të rëndësishëm të Gjermanisë dhe BE.”

"Në 30 vjet Gjermania dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Pritshmëritë janë rritja dhe forcimi i tyre” vuri në dukje Presidenti Steinmeier.

Vlerësim për angazhimin ndërkombëtar të Shqipërisë

Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në „kohezionin brenda BE dhe në sigurinë e rajonit”

"Në kontekstin e luftës në Ukrainë është e rëndësishme të ruajmë dhe forcojmë kohezionin brenda Europës. Shqipëria jep kontribut  në këtë synim duke mbështetur politikën e jashtme të BE dhe është një partnere e besueshme e NATO-s, në mbrojtjen e krahut lindor si edhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor,” theksoi Presidenti federal  Steinmeier.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u prit të enjten, 1.12., në Tiranë nga homologu i tij shqiptar, Bajram BegajFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen kolektive dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, "në një periudhë jo të lehtë” vuri ai në dukje.

Presidenti Steinmeier e cilësoi vizitën e tij të sotme në Tiranë, e cila është e para e një presidenti të Gjermanisë në 27 vitet e fundit, si ”vizitë që njeh dhe respekton ꞔfarë ka arritur Shqipëria në rrugën e saj drejt BE dhe një inkurajim për të vazhduar në rrugën e nisur”

Steinmeier para gazetarëve - pjesë nga konferenca e shtypit

07:10

This browser does not support the video element.

"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare"

Presidenti Steinmeier përmendi në prononcimin e tij për mediat se Gjermania e ka shoqëruar Shqipërinë në "afrimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me BE.”

"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë vendimtare për progres drejt BE Premtoj që në kontekstin e reformave për integrimin europian Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë që të bëhet sa më parë anëtare e BE” tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

Për herë të parë pas 27 vjetësh një president gjerman viziton Shqipërinë. Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në Tiranë me presidentin shqiptar, Bajram BegajFotografi: Franc Zhurda/AP Photo/picture alliance

Ai përmendi mbështetjen gjermane në kryerjen e reformës në drejtësi dhe atë elektorale.

"Marrëveshjet e Procesit të Berlinit duhet të zbatohen"

Presidenti Steinmeier vlerësoi lart 3 marrëveshjet e nënshkruara së fundi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP)  në kontekstin e Procesit të Berlinit që " do ta bëjnë rajonin më tërheqës, konkurrues dhe do të mundësojnë ngritjen e tregut të përbashkët rajonal” theksoi ai. 

"Këto marrëveshje duhet të zbatohen konkretisht  dhe jo të mbetem vetëm marrëveshje politike” tërhoqi ai vëmendjen. Ai tha se vitin e ardhshëm Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë.

"Ballkani i Hapur të jetë gjithëpërfshirës"

Presidenti Steinmeier u ndal edhe në krizën aktuale energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. "Gjermania dhe BE janë angazhuar të japin mbështetje Shqipërisë dhe do të jenë në krah të saj”,  premtoi ai.

Nuk e harrojmë Ballkanin Perëndimor - Intervistë ekskluzive e DW

09:07

This browser does not support the video element.

Presidenti i Gjermanisë, Steinmeier, tha lidhur me nismën "Ballkani i Hapur” se "ꞔdo kontribut që ul konfliktet në rajon është i mirëpritur.” Presidenti i Shqipërisë Begaj e vlerësoi Procesin e Berlinit  "shumë të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”. Për nismën "Ballkani i Hapur” ai tha që "Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e organizmave rajonale".  

Lidhur me samitin BE-BP që pritet të zhvillohet javën që vjen, më 6 dhjetor në Tiranë, Presidenti gjerman tha se "nuk do të merren vendime të caktuara. Do të jepet inkurajim që të vazhdohet në rrugën drejt integrimit në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë se me çfarë të krenohen në këtë samit”, theksoi ai.