1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier uron Sejdiun

11 Shkurt 2006

Ministri i jashtëm gjerman Dr. Frank Walter Steinmeier fton në një takim për këmbim pikëpamjesh Presidentin e ri të Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.

Dr. Frank Walter Steinmeier
Dr. Frank Walter SteinmeierFotografi: dpa

Ministri i jashtëm gjerman Dr. Frank Walter Steinmeier ka uruar Presidentin e ri të Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu me rastin e zgjedhjes së tij nga Asambleja Parlamentare e Kosovës.

"Zgjedhja juaj si President i Kosovës është shenjë e rëndësishme për stabilitetin dhe kontinuitetin në të gjithë rajonin,"- shkruan ministri gjerman, i cili duke kujtuar se procesi i statusit hyn në fazën vendimtare me fillimin së shpejti të bisedimeve në Vjenë shton se bisedimet kërkojnë nga të dyja palët gatishmëri për të bërë kompromise, për të mundësuar që këtë vit një zgjidhje që të jetë e pranueshme për të gjitha palët.

Përpjekje të mëdha nevojiten sidomos në zbatimin e standarteve, shkruan më tej Steinmeier dhe thekson se qëllimi mbetet krijimi i një Kosove multietnike dhe demokratike, në të cilën të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në siguri dhe paqe pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Bashkangjitur urimit për sukses, Steinmeier shpreh edhe dëshirën për një takim të shpejt për këmbim pikëpamjesh.