1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stoiber kundër dërgimit të ushtarëve shtesë në Afganistan

18 Gusht 2007

Berlin: Kryeministri i Bavarisë Edmund Stoiber u shpreh kundër stacionimit të ushtarëve shtesë të Bundesvehrit gjerman në Afganistan. Nëse bëhet fjalë për shtimin e trupave të Natos atëherë këtë duhet ta bëjnë më parë kombet tjera, tha Stoiber për gazetën 'ëelt am Sonntag'. Gjermania për momentin është duke dhënë kontribut të mjaftueshëm. Ndryshe nga Stoiber u shprehën sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme, Gernot Erler si dhe ish-minisri i jashtëm gjerman Joshka Fisher. Ndërkohë në katedralën e Berlinit sot do të përkujtohen tre policët gjermanë të vrarë si pasojë e një sulmi në Kabul. Në ceremoni përveç të tjerëve do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.