Stop heshtjes - Në Kosovë shënohet dita e të zhdukurve
30 Gusht 2007
Në Kosovë çështja e personave të zhdukur vazhdon të jetë një çështje shumë e ndjeshme seps në listat e organizatave që angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur akoma figurojnë mijëra persona fati i të cilëve nuk dihet.
Familjarët që kanë persona të zhdukur kërkojnë që për këtë çështje të ketë angazhim më të madh, si nga autoritet e Kosovës ashtu edhe nga ato serbe. Ka më shumë se dy vjet që autoritet kosovare dhe ato të Beogradit zhvillojnë bisedime për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, por rezultatet deri tash kanë qenë shumë të vogla.
Përfaqësuesit ndërkombëtar nga ana e tyre, thonë se mungesa e informatave për të zhdukurit si nga autoritet serbe ashtu edhe nga ato të Kosovës ka bërë që procesi të ngecë. Dieter Pfaf, është nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, organizatë kjo ndërmjetësuese në
bisedat Prishtinë Beograd për çështjen e të zhdukurve.
"Procesi ka ngecur sepse na mungojnë informatat e reja për varrezat e mundshme, si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë. Në mënyrë që të vijmë te këto informata autoritet përkatëse në të dyja anët duhet të hulumtojnë në mënyrë aktive për informata të reja mbi fatin e personave të zhdukur, thotë Dieter Pfaf.
KNKK-ja dhe organizatat tjera të përfshira në këtë proces sipas tij, mund të kenë vetëm një rol ndihmës
për autoritetet tu ofrojë shërbime dhe përvojë akterëve të përfshirë në bisedime siç janë palet që kanë qenë në konflikt. Sidoqoftë, autoritet serbe që nga përfundimi i luftës, 19 herë radhazi dërguan në Kosovë trupat e pa jetë të shqiparëve të vrarë gjatë luftës së fundit dhe të zbuluar në disa varreza masive në Serbi. Është verreza masive në Batajnicë dhe Perurac afër Beogradit, ku u zbuluan afro 800 trupa të shqiptarëve. Mirëpo zyrtarë nga zyra e UNMIK-ut, për
personat e zhdukur, thonë se akoma nuk dihet fati edhe i 1500 personave të tjerë. Autoritet ndërkombëtare, thonë se çështja e personave të zhdukur ne Kosovë, është politikisht e ngarkuar dhe fakti që 1500 persona ende konsiderohen të zhdukur në kohen kur zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës po afron, paraqet një çështje serioze dhe shumë të ndjeshme. Sipas tyre, kjo çështje tash, ka të bëjë më të drejtat e njeriut dhe ajo duhet trajtuar me sinqeritet përballë familjeve të viktimave dhe shoqerisë kosovare. Autoritet ndërkombëtare thonë se, zgjidhja e fatit te personave të zhdukur dhe ballafaqimi me të kaluaren do ta drejtojë shoqërinë në tërësi nga një e ardhme më e mirë.