131210 Mitchell Nahost
13 Dhjetor 2010Qeveria amerikane do të rrisë presionin ndaj Izraelit, me qëllim të të mund të fillojnë më në fund negociatat për çështjet thelbësore të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ministrja e jashtme Hillary Clinton tha gjatë një takimi në Uashington se është koha për të biseduar për kufijtë e ardhshëm mes Izraelit dhe Palestinës për çështjen e sigurisë, të ndarjes së ujrave territoriale, për çështjen e refugjatëve palestinezë dhe për çështjen e Jeruzalemit.
SHBA i kthehen ecejakeve diplomatike në Lindjen e Mesme
Për këtë arsye ndërmjetësuesi amerikan i bisedimeve George Mitchell këtë të martë pritet për herë të parë qysh prej katër muajsh në Izrael. Ai do të fillojë përsëri ec-e jaket diplomatike mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmdud Abaz një metodë negociatash, që duket në të vërtetë e kapërcyeshme.
Por bisedimet e drejtpërdrejta, të cilat kishin filluar në shtator ishin ndërprerë pas katër javësh. Arsyeja: Izraeli nuk është gati që të ngrijë ndërtimin e ngulimeve në Jordanin Perëndimor. Për palestinezët kjo është ende kusht për bisedimet e drejtpërdrejta për paqe.
Presidenti amerikan Barack Obama dhe ministrja e Jashtme amerikane Clinton janë të vendosur që procesi i paqes të ecë përpara, edhe në qoftë se gjatë javës kanë ndryshuar rrënjësisht kursin e tyre.
Ata kanë porositur që t'i bëhet thirrje Izraelit për një ndalim të ndërtimeve në vendbanimet hebreje.
Kjo taktikë e ndryshimit të papritur i zhgënjeu palestinezët
Ghassan Khatib, shefi i zyrës së shtypit të autoritetit autonom palestinez, shprehu keqardhjen për hapin e amerikanëve. “Kjo është krejtësisht për të ardhur keq, që përpjekjet e amerikanëve për të bindur Izraelin për ndalimin e ndërtimive nuk kanë sukses. Pala palestineze beson së ndalimi i ndërtimeve është një kërkesë e domodoshme për një proces paqeje të suksesshme dhe kuptimplotë“.
SHBA-ja dëshiron të ringjallë procesin e paqe
Heqja dorë e SHBA-së nga një ndërprerje e ndërtimeve në vendbanimet hebreje nuk do të thotë që zonja Clinton t'i lejojë Netanjahut dorë të lirë. Sipas informacioneve të gazetës së përditshme izraelite „Ha' aretz“, atmosfera në marrëdhëniet amerikano-izraelite përsëri ka rënë. Ministrja e jashtme amerikane Clinton do të ketë deklaruar me dyer të mbyllura se ajo nuk do të lejojë që Netanjahu të rrënojë bisedimet izraelito-palestineze.
Qeveria izraelite deri tani dukej e paprekur nga presioni verbal i ministres së Jashtme amerikane. Zevëndëskryeministri Silvan Schalom nga partia Likud sheh në ndryshimin e kursit të Uashingtonit një konfirmim të qëndrimit të vet. „Amerikanët kanë ardhur me bindjen e njëjtë, të cilën unë prej më shumë se një viti e predikoj që pikërisht një ndalim i ndërtimeve nuk është i nevojshëm që të fillojë një proces i paqes, ose të krijojë kushte për atë dhe po ashtu jo për të arritur një marrëveshje. Dhe ju e shihni që ata tani e bëjnë këtë. Por mbetet vazhdimisht edhe çështja, në se palestinezët dëshirojnë në përgjithësi bisedime të drejtpërdrejta.“
Ndryshe nga Schalom ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak e sheh takimin e fundit për Lindjen e Mesme një hap në drejtim të palestinezëve. Barack foli në favor të ndarjes së Jeruzalemit duke u larguar në këtë mënyrë qartë nga linja e kryeministrit Netanjahu.
Autor: Sebastian Englebrecht/Mimoza Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica