1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studim për sistemin arsimor gjerman & Portret i një dentisti & Angazhim kundër drogës në Shqipëri

25 Qershor 2010

- Pas kritikave të shqiptuara në Gjermani ndaj studimit PISA të vitit 2000, Gjermania futi standarde të reja arsimore. Tani në Gjermani u krye një vlerësim i ri, i brendshëm, por rezultatet nuk janë ato që shpresoheshin. Cilat janë dallimet në arsim brenda vetë landeve gjermane? Andrew Bowen/Bettina Stehkämper

- Portret i një dentisti. Shumëkush ka frikë nga ai. Askush nuk shkon vullnetarisht tek personi me bluzë të bardhë dhe me frezë. Lidet Abebe e ka mbledhur veten dhe ka vizituar Dusan Barac-in në klinikën e tij të vogël para dyerve të Frankfurtit, në Bad Homburg.

- Në bazë të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Shqipëri janë rreth 35 mijë vetë të cilët e kanë provuar të paktën edhe një herë marrjen e drogës. Me shqetësim shikohet fakti se është ulur mosha e të rinjve, që e provojnë për herë të parë lëndën narkotike. Aktivistët e luftës kundër drogave veç projekteve për sensibilimin e popullatës kërkojnë kufizimin e dhënies së dënimeve me heqje lirie për përdoruesit e drogës, dhe alternimin e tij me qëndrimin në qendrat rehabilituese. Arben Muka