1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm i përgjakshëm në Xhaminë e Kuqe në Islamabad, vritet edhe radikali Ghazi

11 Korrik 2007

Islamabad: Një ditë pas pushtimit të Xhamisë së Kuqe që mbahej peng nga islamistët militantë, qeveria pakistaneze ka përforcuar masat e sigurisë në gjithë vendin. Për shkak të mundësisë së aksioneve hakmarrëse, policia dhe ushtria janë vënë në gadishmëri maksimale. Ende e paqartë është numri i viktimave të shkaktuara ditën e martë pas marrjes nën kontroll të Xhamisë. Sipas burimeve jozyrtare numri i viktimave gjatë gjithë ngjarjes është të paktën 150. Forcat speciale të ndërhyrjes njoftojnë se qeveria pakistaneze kishte kërkuar rreth 800 qefinë. Policia pakistaneze bëri të ditur se ka vrarë Abdul Rashid Ghazin, klerikun radikal, që gjendej prej një jave i mbyllur në Xhaminë e Kuqe.
Nga e marta e kaluar në këtë xhami janë zhvilluar luftime mes forcave të sigurisë dhe militantëve.
Militantët në këtë xhami kërkonin vendosjen e ligjit strikt islamik në vend.