1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm i ri ndaj trupave amerikane në Irak

29 Qershor 2007
Në një sulm ndaj një patrulle ushtarake në jug të Bagdadit janë vrarë pesë ushtarë amerikanë dhe janë plagosur shtatë. Sipas forcave amerikane, fillimisht shpërtheu një bombë dhe më pas mbi ushtarët është hapur zjarr. Përballë rritjes së kritikës ndaj strategjisë së tij në Irak presidenti Bush ka bërë thirrje për durim. Rritja e tripave e nisur në fillim të vitit sapo ka përfunduar, tha ai. Bush kërkon t'i masë sukseset në Irak me situatën në Izrael. Atje vriten prej vitesh njerëz në atentate terroriste, por ka një sistem demokratik dhe qeveria i përmbush detyrimet e saj, tha Bush.