Sulm me bombë në Afganistan - vriten dy ushtarë kanadezë
23 Gusht 2007Reklamë
Si pasojë e një sulmi me bombë në jug të Afganistanit janë vrarë dy ushtarë kanadezë dhe përkthyesi i tyre. Nga shpërthimi po ashtu u plagosën edhe dy gazetarë si dhe një ushtar tjetër, njoftoi ushtria kanadeze. Ushtarët ndodheshin gjatë një patrullimi rutinë në perëndim të qytetit Kandahar, kur eksplozivi shpërtheu në afërsi të makinës së tyre.