1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm me thikë ndaj kalimtarëve në Vyrcburg

25 Qershor 2021

Të vdekur dhe të plagosur pas një sulmit me thikë ndaj kalimtarëve në qendër të qytetit Vyrcburg.

Deutschland Messerattacke in Würzburger Innenstadt
Fotografi: Carolin Gißibl/dpa/picture alliance

Një 24-vjeçar nga Somalia sulmoi në Vyrcburg (Würzburg) kalimtarët duke vrarë tre vetë dhe plagosur pesë të tjerë. Një zëdhënës i policisë tha se ai jetonte në Vyrcburg.

Policia arriti ta vinte nën kontroll dorasin pasi e plagosi me një të shtënë në këmbë.

Fotografi: Karl-Josef Hildenbrand/dpa/picture alliance

Sipas njoftimeve të medias shkak i sulmit qe një mosmarrëveshje midis autorit të krimit dhe një gruaje, e cila gjithashtu është një nga pesë të plagosurit.

"Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë", tha një zëdhënës i policisë. Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes.

Fotografi: Karl-Josef Hildenbrand/dpa/picture alliance

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, shkroi në Twitter se ky është një lajm të tmerrshëm dhe tronditës dhe shprehu pikëllimin e tij për viktimat dhe familjet e tyre.