1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm në Zonën e Gjelbërt në Irak me tre të vdekur dhe 18 të plagosur

11 Korrik 2007

Bagdat: Një sulm me raketa dhe mortaja në Zonën e Gjelbërt në Bagdat i ka kushtuar jetën tre personave, midis të cilëve, një ushtar amerikan. Lajmin e bëri të ditur Ambasada amerikane në Irak. Në këtë sulm mbetën të plagosur 18 persona, midis të cilëve edhe pesë amerikanë. Zona e Gjelbërt është zona më e mbrojtur në kryeqytetin irakian ku janë vendosur selia e qeverisë, parlamenti si dhe shumë ambasada, midis të cilave dhe ajo amerikane.