1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Sulm terrorist" në një zonë ushtarake ruse

16 Tetor 2022

Në një kamp trajnimi të rezervistëve rusë ka ndodhur një incident i përgjakshëm ku kanë humbur jetën 11 vetë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë.

Ukraine-Krieg - Russland Training Reservisten
Trajnim i rezervistëve në jug të RusisëFotografi: AP/dpa/picture alliance

Në një kamp trajnimi ushtarak rus të përgatitjes së "vullnetarëve" rusë për luftën në Ukrainë sipas të dhënave zyrtare janë vrarë  11 vetë e 15 të tjerë janë plagosur. Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në rajonin rus të Belgorodit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes në Moskë. "Dy qytetarë të një shteti të "Bashkësisë së Shteteve të Pavarura" kryen një "akt terrorist" në një shesh trajnimi të trupave, u tha nga Moska. Bashkësia e Shteteve të Pavarura është një aleancë pa detyrime e ish-shteteve sovjetike. Sipas Ministrisë së Mbrotjes autorët e atentatit kishin hapur zjarr me armë automatike. "Të dy terroristët u qëlluan për vdekje."

Rezervistë rusë trajnphen në TransbaikalFotografi: Yevgeny Yepanchintsev/TASS/dpa/üicture alliance

Presidenti Putin shpalli më 21 shtator mobilizimin e pjesshëm pas dështimeve ushtarake të fundit në Ukrainë, i cili sipas presidentit rus përfundon së shpejti. Deri në 300.000 rezervistë do të duhet të luftojnë që të mbajnë zonat e pushtuara. Pas njoftimit të Putinit ka pasur protesta dhe sulme kundër zyrave të rekrutimit. Dhjetëra mijëra rusë janë larguar këto javë nga Rusia drejt vendeve fqinjë për t'i shpëtuar rekrutimit.

 

la/ag